Categories: Uncategorized

Dalin pamjet nga operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri për shkatërrimin e bandës së trafikantëve, si u çmontua rrjeti kriminal (detajet)

Europol ka publikuar pamje nga operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali me qëllim shkatërrimin e bandës italo-shqiptare të rrjetit të trafikimit të drogës.

Nga operacioni në fjalë janë sekuestruar rreth 1 milionë euro, që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Të lidhura

None found

Në videon e Europol shfaqet shefi i bandës i cili shpjegon shpërndarësit se duhet një mall më të mirë, pasi ai që kishin nuk po ecte. Më tej e mëson si të bëjë përzierjen e heroinës.

Droga e gjetur nga forcat e policisë ishte fshehur në vende të ndryshme në automjete.

Ndërsa deri më tani janë arrestuar 62 persona në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera europiane.

Grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun e drogës, kokainë, kanabis dhe heroine, kryesisht nga Shqipëria në Itali.

Altin Dumani kreu i SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’.

Deri tani janë ekzekutuar nga BKH me mbështetjen e Policisë së  Shtetit 14 urdhër-arreste.

Operacioni po vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë n  trafik. Operacioni po vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Përveç SPAK, Njësisë së posaçme policore, Policisë së Durrësit në mbështetje të kolegëve nga Tirana ka marrë pjesë edhe Guardia di Finanza.

Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë të kryer bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare, i cili ka çuar tashmë në arrestimin e 62 personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës.

Puna për shkatërrimin e bandës italo-shqiptare nisi nga Eurojust dhe Europol në vitin 2019. Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e këtij rrjeti ndërkombetar..

Gjatë operacionit janë sekuestruar pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete.

Autoritete që morën pjesë në bahskëpunimin për shkatërrimin e bandës:

Në Shqipëri: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Policia e Shtetit Shqiptar dhe Zyra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Tiranës

Në Itali: Zyra e Prokurorit Publik të Bergamos, Shërbimi Qendror i Hetimit për Krimin e Organizuar të Guardia di Finanza, Policia Ekonomiko-Financiare e Brescia e Guardia di Finanza, Drejtoria Qendrore për Shërbimet Kundër Drogës, Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane./albeu.com/

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

2 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

2 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

2 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

2 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago