Dalin pamjet: Momenti kur Mexhit Picari merr armën nga çanta e vajzës për të vrarë dhëndrin (FOTO LAJM)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Kudret Saliaj nga ish vjehrri i tij rreth 30 minuta para seancës gjyqësore.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se Dhurata Saliaj, e bija e Mexhit Picarit, ishte bashkëpunëtore në krimin makabër që tronditi Tiranën pak ditë më parë. Në pamjet që gazetarja Anila Hoxha ka siguruar, shihet teksa i ati zgjat dorën dhe merr armën nga çanta e saj.

Më pas, Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, kanë shkuar në lokalin ku ishte ulur viktima dhe e kanë vëzhguar për rreth 20 minuta. Në tavolinë me viktimën ishte avokati i çështjes, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur dhe një psikologe. Autori dhe vajza e tij, kanë qenë në lokal në pritje të seancës gjyqësore.

Taksisti A.I., i pyetur nga grupi hetimor ka zbuluar bisedën që Dhurata Saliaj ka bërë me babain e saj në telefon.

“Një vajzë e re rreth 30 apo 40 vjeçe ngriti dorën afër “Vasil Shantos” dhe më kërkoi ta çoja deri në Vorë. Ajo foli në telefon dhe tha ‘Baba , bëhu gati ndërrohu, merr rrobat e punës se po vij me taksi’”, u shpreh taksisti.

Mbas krimit, kur Dhurata dhe i ati u larguan nga lokali ajo hodhi në kokë një kapuç të zi, dhe më pas, të dy babë e bijë u larguan veç e veç me taksi.

Sipas të dhënave, rezulton se Mexhit Picari ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë në polici.

Sipas tij, ka qenë viktima Kudret Saliaj që e ka ofenduar dhe për këtë arsye autori e ka qëlluar atë. Një ditë para vrasjes, rezulton se viktima ka pasur një debat të ashpër me ish bashkëshorten e tij Dhuratën.

Fillimisht u raportua se në tavolinën e viktimës ka qenë edhe djali i ish çiftit Saliaj, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar kështu. 16-vjeçari është pyetur nga policia dhe në dëshminë që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai ka deklaruar përpara grupit hetimor, se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Madje ai ka shtuar se nëna e tij, Dhurata Saliaj ushtronte dhunë ndaj tij, motrës dhe vëllait të tij të vogël.

“Shkova afër gjykatës mbasi dola nga shkolla. Më telefonoi babai, më tha ‘Mos u afro se është edhe pala tjetër dhe kam frikë mos konfliktohen.’ Unë kam pasur marrëdhënie të mira me nënën, e cila më ka dhunuar mua dhe dy të tjerët. As me gjyshin dhe dajën s’kam pasur marrëdhënie të mira. Ky i fundit më ka kërcënuar dhe e kam denoncuar”, dëshmoi djali i ciftit, i identifikuar me inicialet E.S.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se Mexhit Picari është çuar dhe ka qëlluar ndaj ish dhëndrit të tij, Kudret Saliaj, por ka lënë të plagosur edhe ish prokurorin Adriatik Cama. Ky i fundit ka marrë një plumb në pjesën e djathtë të kraharorit.

Ndërkaq, avokati Cama ka deklaruar në polici se nuk ka mundur ta shoh të gjithë ngjarjen, pasi sipas tij ka qenë duke lexuar ekspertimin e psikologes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, kësaj të fundit i ka rënë të fikët dhe ende nuk është në gjendje të japë dëshminë e saj të plotë.

të fundit

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shkodër (VIDEO)

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar. Kjo është panorama e tmerrshme e aksidentit të ndodhur…

3 minutes ago

FOTO/ Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje…

14 minutes ago

FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit?

Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë…

17 minutes ago

U vra, mos e kërkoni/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, mesazhi që mori familja…

Miklovan Danaj, është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije…

21 minutes ago

Serbia nënshkruan kontratë 1.63 miliard dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes

Kompania izraelite e elektronikës së mbrojtjes Elbit Systems Ltd njoftoi se një vend evropian kishte nënshkruar një kontratë prej 1.63…

23 minutes ago

Ndodh në Greqi/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një…

25 minutes ago