Categories: sportUncategorized

Copa America/ Messi e Neymar në kërkim të lavdisë kombëtare

Është momenti i shumëpritur, Kupa e Amerikës do të luajë finalen e edicionit të 47 të saj. Dy kombëtaret më të mëdha të Amerikës Latine, Argjentina dhe Brazili do të sfidojnë njëri-tjetrin në mitikun “Maracana”. Messi kundër Neymar, Samba braziliane kundër Tangos Argjentinase. Selecao-t që janë dhe kampionët në fuqi të Copa America synojnë të mbrojnë titullin kampion që do të ishte i 6 në 10 edicionet e fundit të këtij kompeticioni.

Messi dhe Neymar kanë fituar shumë në rang klubesh, por me kombëtaret shumë pak. Ylli i Argjentinës vetëm një medalje ari në Lojërat Olimpike ne Pekin dhe Neymar një kupë konfederatash, teksa trofeu i Copa America-s do të ishte titulli i parë i rëndësishëm për ta më kombëtaren.

Të lidhura

None found

Dy vite më parë kur Brazili fitoi Kupën e Amerikës, Neymar ishte i dëmtuar, ndërsa Messi mbart mallkimin albiceleste: 4 finale të humbura me Argjentinën dhe nuk ka dyshim që një fakt i tillë përben shqetësimin më të madh të karrierës së tij. Gjenerali i ushtrisë braziliane është gati për këtë finale dhe në konferencën për shtyp ai foli për përgatitjet që ka kryer skuadra si dhe për mënyrën sesi do të luajnë Selecao-t

“Do të jetë një përballje mes dy kombëtareve ikonë të futbollit botërorë. Të gjithë e dimë se çfarë na pret në fushë, por Brazili është gati për këtë sfidë. Kur flasim për Messin dhe Neymar, ne flasim për perfeksionin, cilësi të jashtëzakonshme taktike dhe teknike. Do të jetë një finale spektakolare. Si do ta ndal Messin? Mund t’ju them se e kam gjetur zgjidhjen, por sigurisht nuk kam ndërmend ta them publikisht”, u shpreh Tite.

Pa diskutim që në kampin e Argjentinës vëmendja është e gjitha te Lionel Messi. Në palmaresin e tij të trofeve mungon një sukses madhor me Albicelestët dhe ky është momenti që kapiteni të thyejë këtë mallkim. Copa America është mundësia e parafundit për të, pasi Botërori Katar 2022 do të jetë guri i fundit që Messi të mos e mbyllë karrierën e tij si futbollist, ku me kombëtaren do të numërojë vetëm një medalje Ari.

Lionel Scaloni kërkon të heqë barrën e përgjegjësisë nga Messi, duke deklaruar se fiton ose jo Argjentina, numri 10 i albicelestëve është më i mirë në historinë e futbollit.

“Fitojmë ose jo në finale, Lionel Messi do të jetë akoma lojtari më i mirë në histori. Ai nuk ka nevojë të fitojë një trofe për ta provuar atë, por sigurisht, ne duam ta fitojmë Copa American. Të gjithë kemi luftuar pafund për të arritur në finale dhe tashmë na nevojitet edhe një përpjekje e fundit për të përmbushur këtë mision. E dimë forcën e Brazilit, por gjithashtu e dimë mirë edhe forcën tonë. Jemi gati për këtë 90-minutësh të fundit. Jemi gati për të fituar këtë finale”, tha Scaloni.

90 minuta plot grintë dhe adrenalinë, duele dhe përplasje të forta, një finale pa favorit, një finale që pa diskutim premton emocione të forta, është ajo që do të startojë në orën 2:00 të mëngjesit (ora lokale shqiptare) dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport.

të fundit

Rikthehet te Esteghlal pas një mungese të gjatë, Jasir Asani shpreh lumturinë në Iran: Është e veçantë të kthehesh aty ku ke kujtime të mëdha

Jasir Asani Jasir Asani u rikthye ditën e sotme pranë klubit iranian të Esteghlal, duke marrë pjesë në stërvitjen e…

5 minutes ago

Policia publikon emrat e 12 efektivëve të lënduar në protestën para Parlamentit

12 punonjës policie mbetën të dëmtuar në përplasjet e dhunshme me protestuesit gjatë protestës së zhvilluar për disa orë me…

7 minutes ago

Shehaj: Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme, protesta vijon deri në largimin e qeverisë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar duke e quajtur të papranueshme sjelljen e deputetëve dhe ministrave socialistë që…

7 minutes ago

Në Stankaj të Rugovës u kthye në posedim një pronë e uzurpuar e Institutit Bujqësor të Kosovës

Vazhdoi lirimi i pronave të uzurpuara të Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës. Ministri në detyrë i Bujqësisë,…

10 minutes ago

Flakët përfshijnë një automjet në Korçë, zjarrfikësit ndërhyjnë në vendngjarje

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihet ndërsa…

11 minutes ago

Agron Shehaj: Protesta vazhdon deri në largimin e Ramës dhe qeverisë, zyrtarët duhet të përballen me drejtësinë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar duke e quajtur të papranueshme sjelljen e deputetëve dhe ministrave socialistë që…

11 minutes ago