Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se në takimin që pati me Lulzim Bashës gjatë seancës plenare, i bëri të qartë se PD nuk i duhet një kryetarë për mbijetesë, por një që ti unifikojë dhe ti çojë në fitore.
Në një intervistë për Report Tv, Sula tha se në takim me Bashën i kërkoi ofertë dhe fytyre të re në PD. Po ashtu, ai u shpreh se situate në të cilën ndodhet opozita në këto momente nuk bën gjë tjetër veçse i jep fitoren Ramës sërish në 2025.
None found
“Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Këtë e nxjerr nga situata, ngjarjet dhe rezultatet e 14 majit.
Unë sot kam pasur një takim me Bashën dhe ia kam bërë të qartë që gjatë këtyre ditëve duhet të kuptojmë një analizë ose rrugën e Bashës apo personave të tjerë që do të kandidojnë qoftë për të mbijetuar, kjo nuk vlen për qasjen time. Duhet një PD për të fituar. Duhet të shohim a e sjell Basha një fitore? A e unifikon opozitën? Unë kam bindjen time që duhet një ofertë e re dhe fytyra të reja për shoqërinë shqiptare, gjithçka ndryshe që Rama dhe PS të mos hedhin baltë. Në këtë moment, as Berisha, as Basha, as Meta nuk e çon opozitën në fitore”, tha Sula.
Sula sqaroi se djegia e mandateve në zgjedhjet e 2019 bëri që PS të ndërrojë kodin zgjedhor dhe opozita mbeti pa bashki. Sipas tij, PD nuk do të ishte në këtë gjendje nëse s’do braktiste zgjedhjet vendore të 4 viteve më parë.
Kujtojmë se Kryesia e PD vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.
Kylie Jenner ka rikthyer sërish vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me vetëm një koment që mjaftoi për të ndezur…
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ngriti shqetësimet me të cilat përballen pacientët në spitalin e Lushnjes. Në interpelancë me ministren Evis…
Gjykata e Beratit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Zamir Skënderi që plagosi policin Arsen Toska.…
Në Himarë u zhvillua edicioni i 10-të i “Miss Summer World”. Qyteti bregdetar priti vajzat më të bukura nga 45…
Babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 është paraqitur paraditen e kësaj të…
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka depozituar në Kuvend një projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Policinë…