Categories: Uncategorized

Çfarë ndodhi në takimin e “fshehtë” me Bashën? Dash Sula zbulon se çfarë bisedoi me ish-kryetarin: Ja thashë të gjitha në sy

Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se në takimin që pati me Lulzim Bashës gjatë seancës plenare, i bëri të qartë se PD nuk i duhet një kryetarë për mbijetesë, por një që ti unifikojë dhe ti çojë në fitore.

Në një intervistë për Report Tv, Sula tha se në takim me Bashën i kërkoi ofertë dhe fytyre të re në PD. Po ashtu, ai u shpreh se situate në të cilën ndodhet opozita në këto momente nuk bën gjë tjetër veçse i jep fitoren Ramës sërish në 2025.

Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Këtë e nxjerr nga situata, ngjarjet dhe rezultatet e 14 majit.

Unë sot kam pasur një takim me Bashën dhe ia kam bërë të qartë që gjatë këtyre ditëve duhet të kuptojmë një analizë ose rrugën e Bashës apo personave të tjerë që do të kandidojnë qoftë për të mbijetuar, kjo nuk vlen për qasjen time. Duhet një PD për të fituar. Duhet të shohim a e sjell Basha një fitore? A e unifikon opozitën? Unë kam bindjen time që duhet një ofertë e re dhe fytyra të reja për shoqërinë shqiptare, gjithçka ndryshe që Rama dhe PS të mos hedhin baltë. Në këtë moment, as Berisha, as Basha, as Meta nuk e çon opozitën në fitore”, tha Sula.

Sula sqaroi se djegia e mandateve në zgjedhjet e 2019 bëri që PS të ndërrojë kodin zgjedhor dhe opozita mbeti pa bashki. Sipas tij, PD nuk do të ishte në këtë gjendje nëse s’do braktiste zgjedhjet vendore të 4 viteve më parë.

Kujtojmë se Kryesia e PD vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.

të fundit

Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të…

15 minutes ago

Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Faleminderit që tregove gjak shqiptari, ti je “dem baba dem”

Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar…

18 minutes ago

Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere

Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe…

25 minutes ago

Kris Jenner ndan sekretin e pamjes së saj rinore: Është mënyra ime e plakjes me dinjitet

Kris Jenner, e njohur si “momager” dhe ylli i kopertinës së Vogue Arabia për shtatorin, ka zbuluar vendimin e saj…

29 minutes ago

Menduat se erdhi vjeshta/ Ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe…

30 minutes ago

“Parti leshi”, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Doktor ke 29 vjet që ‘qeras’ çdo mashtrues e besëprerë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë…

46 minutes ago