Categories: Uncategorized

Celibashi tregon se kur do të dalë rezultati i zgjedhjeve

Kryetari i KQZ-së, Ilrijan Celibashi, në fund të procesit të votimit tha se do të nisë menjëherë procesi i numërimit të votave. Duke njoftuar se janë marrë të gjitha masat janë marrë që rezultati të dalë brenda 48 orësh, gjithashtu u bëri thirrje krerëve të partive të ruajnë qetësinë gjatë procesit të numërimit të votove.

“Nga informacionet që ka KQZ, rezulton se ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Natyrisht që nuk mund të shpëtonim nga disa episode, por në përgjithësi mund të thuhet që ishte një proces zgjedhor, ose proces votimi, në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Dua të jem i sinqertë e të pranoj se ka qenë një tension i madh në KQZ, në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik, për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje, që do duhej dhe u realizua në një kohë të shkurtër. Dua të them se janë më pak se 200 qendra votimi, rreth 167, në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Në 86 prej tyre nuk u përdor për faktin se nuk u paraqitën operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të pamundësisë së operatorëve për të përdorur pajisjen. Mendoj që ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë dhe padiskutim që meritën kryesore e ka nënkomisionerja Pelinku, të cilën gjej rastin ta përshëndes.

Tani që procesi i votimit ka përfunduar, ose është duke u përfunduar, është e nevojshme të sjell në vëmendje detyrimet e komisionerëve për të përmbyllur procesin. Do të presim të numërohen fletët e votimit për të marrë vesh se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Partitë të ruajnë qetësinë. Gjithë lidershipi politikë duhet të kuptojë se ka nevojë për shumë qetësi në këtë moment. KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orëve për partitë politike dhe koalicionet, për të vijuar me rezultatin për kandidatët. Gjithë procesi i numërimit të fletëve të votimit do të jetë i vëzhguar nga vëzhgues vendas e ndërkombëtarë. Do të fillojmë menjëherë procesin e numërimit, sapo të përmbyllim procesin e votimit dhe transportimin e kutive në mënyrë të sigurt në vendet e numërimit të votave”, tha Celibashi./albeu

të fundit

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi…

1 hour ago

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes…

1 hour ago

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…

2 hours ago

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…

2 hours ago

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

2 hours ago

Serbi, 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident tragjik

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.…

2 hours ago