Categories: Uncategorized

Bujar Gjërmizi u kap nga SPAK për planin e vrasjes së vëllezërve Nela, Muhamet Rrumbullaku i heq licencën policisë private “ORKA”

Teksa prokuroria e posaçme SPAK po zhvillon hetim pasuror për disa nga të arrestuarit e dosjes penale si Bujar Gjermizi, Ervin Mata dhe personazhe të tjerë të përfshirë në trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe pastrim parash, një lëvizje e shpejtë është kryer nga Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Vetëm 6 muaj nga goditja e grupit kriminal të drejtuar nga Ervin Mata dhe Bujar Gjermizi, Muhamet Rrumbullaku, ka vendosur t’i heqë licencën policisë private “ORKA Security” e cila deri në muajin Prill 2024 administrohej dhe drejtohej nga vëllai i Bujar Gjermizit, Urim Gjërmizi.

Të lidhura

None found

Vendimi i kryepolicit Rrumbullaku, për heqjen e licencës është marrë në muajin Maj 2024, ndërsa një muaj më parë në muajin Prill 2024, policia private u shit nga Urim Gjermizi tek pronari fillestar i saj, shtetasi Adriatik Braha.

Në vendimin e heqjes së licencës së policisë private që kontrollohej nga vëllai i Bujar Gjermizit, Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, shprehet se:

“…vendosa heqjen e licencës të subjektit “ORKA” të nënkategorisë 1.3.A me Nr.472/1 të lëshuar në datën 15 qershor 2016 me titullar Adriatik Braha, për arsye se ortaku i vetëm i subjektit policor Urim Gjermizi ka humbur kriterin e besueshmërisë të parashikuar në nenin 10 germa B të ligjit “Për shërbimin Privat të  Sigurisë Fizike…”.

Humbja e besueshmërisë së kësaj policie private që çoi në heqjen e licencës së ushtrimit të aktivitetit tregtar, është bërë për shkak të arrestimit nga SPAK të Bujar Gjërmizit, i cili qëndronte si pronari në hije i kësaj policie private në Kukës.

“ORKA” është një kompani private e cila ka krijuar monopolin e tenderave publikë në institucionet shtetërore në Kukës dhe Has.

Nga verifikimet e kryera janë plot 53 transaksione bankare me vlerë prej 156 milion lekë të vjetra që kanë kaluar nga institucionet shtetërore në llogarinë e policisë private “ORKA”.

Nga spitali i Kukësit, gjykata e këtij qyteti e shumë institucione të tjera shtetërore kanë lidhur kontrata për sigurim fizik me “Orka Security” që kontrollohet nga Bujar dhe Urim Gjermizi.

Nga ana tjetër kjo kompani ka lidhur kontrata për sigurim fizik dhe me disa subjekte private në Kukës, përfshirë këtu dhe disa hidroçentrale private që ushtrojnë veprimtari në Kukës.

Me heqjen e licencës nga Muhamet Rrumbullaku, kjo polici private ka humbur shërbimet e sigurisë në disa institucione të administratës së Kukësit, Hasit dhe disa subjekte private.

Aktualisht, Bujar Gjërmizi i konsideruar si i “forti” i Kukësit ndodhet i arrestuar, pasi SPAK e akuzon si pjesë e një grupi kriminal që “Siguronin kushtet për të kryer vrasjen” e dy vëllezërve Edmond Nela dhe Albert Nelanë Kukës.

Për këtë plan Gjërmizi ka bashkëpunuar me shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Nuredin Dumani dhe persona të tjerë.

Bujar Gjërmizit alias Ajetit, deri në këtë fazë të hetimit SPAK i ka sekuestruar një automjet tip “Mercedez Benz” ngjyrë të zezë.

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

5 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

5 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

5 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

6 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

6 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

6 hours ago