Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas thirrjes që ky i fundit i bëri në lidhje me deklaratat e Ministrit serb të Mbrojtjes Vulin.
Lideri serb është pyetur nga Tanjug, agjensia zyrtare e lajmeve qe kontrollohet nga qeveria, lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me kryeministrin Avdullah Hoti, fill pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Sipas Vuçiç, është e pamundur që shqiptarët të zgjidhin problemet me presion nga jashtë.
Vuçiç: Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët.
Eshtë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë dhe unë thashë në Uashington dhe Bruksel se nuk ka çekan te hekurt që ata të marrin atë që dëshirojnë. Është e pamundur që ju të zgjidhni problemet tuaja me presion nga jashtë.
Dua te them vetëm një gje, jo sepse kam frike të flas për gjerat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët.
Dhe ata për çdo ditë të fyejnë Beogradin dhe Serbinë, të sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë, dhe të mendojnë se dikush në botë të ketë fuqinë të na detyrojnë të bëjmë diçka të tillë.
Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…