Zhytësit gjetën të mërkurën trupin e pajetë të 8-vjeçarit Gideon McKean, stërnip i Robert F. Kennedy. Trupi u diktua në ujë, rreth 2.3 milje në jug të banesës së gjyshes së tij në Shady Side, tha Policia e Burimeve Natyrore në Merilend. Ai u zbulua rreth 600 metra larg vendit ku autoritetet gjetën të hënën dhe trupin e nënës së tij, Maeve Kennedy Townsend McKean, 41 vjeç.
Nënë e bir u panë për herë të fundit të enjten mbrëma. Ata ishin në karantinë me familjen në shtëpinë e nënës së Maeve, në Gjirin Chesapeake. Ishin duke luajtur jashtë dhe njërit prej tyre I ra topi në ujë, tha bashkëshorti i saj, David McKean. “Ata morën një kanoe me qëllimin që thjesht të kapnin topin, por duket janë shtyrë ngë era apo baticat në gjirin e hapur,” shkroi ai në Facebook.
Edhe policia mendon se kanoe ishte “rrëmbyer” nga erërat e forta. Deti ishte i trazuar, dhe nënë e bir e kanë pasur të vështirësi të përdorin lopatat e të kthehen në breg. McKean ishte mbesa e ish-prokurorit të përgjithshëm amerikan dhe senatorit amerikan Robert F. Kennedy. Ajo ishte avokate e shëndetit publik dhe të drejtave të njeriut dhe kishte shërbyer si drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Globale të Shëndetit të Universitetit Georgetown.
Nëna e Maeve McKean, Kathleen Kennedy Townsend, falënderoi guvernatorin e Merilendit, Larry Hogan, Sekretaren e Burimeve Natyrore, Jeannie Haddaway-Riccio dhe “ekipin e më shumë se 50 profesionistëve nga Departamenti i Burimeve Natyrore, që i kaluan këto ditë të fundit duke kërkuar për Maeve dhe Gideon tonë të dashur ”.
“Ata na ndihmuam të mësonim c`kishte ndodhur dhe I sollën pranë nesh; do t`u jemi gjithmonë mirënjohës për punën e tyre të palodhur,” thuhet në deklaratën e familjes. Disave ndërkohë, ky episod I kujtoi atë që thuhet se është “mallkimi I familjes Kenedi”, I cili I referohet një sërë vdekjes, aksidentesh të cuditëshme dhe fatkeqësish të tjera që kanë pllakosur familjen e famshme amerikane.
Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, shqiptari Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten…
Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli…
Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe…
Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…
Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si…
Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…