Tre infermieret britanike që u detyruan të vishnin qese mbeturinash në mungesë të pajisjeve të posacme mbrojtëse, kanë dalë të gjitha positive ndaj koronavirusit. “Treshja heroike”, siç i quan shtypi vendas, u fotografua më “kostumet e sajuara” me qese bojëqielli në spitalin Northwick Park në veriperëndim të Londrës muajin e kaluar.
Stafi atje ishte lutur për më shumë veshje mbrojtëse kundër virusit vrasës teksa përballen me një “cunami pacientësh”. Në fakt, infermieret në fjalë nuk janë të vetmet pjesëtare të tij të prekura nga sëmundja.
None found
Sipas The Sun, më shumë se 50% e punonjësve në një pavion, janë prekur që të gjithë. “Po trajtojmë kolegët tanë pasi u infektuan këtu me virusin. Si mund të jetë e drejtë një gjë e tillë?” tha e shqetësuar një infermiere.
“Më e keqja është se as nuk i lejojmë dot të afërmit të vijnë e t`i takojnë, dhe as vetë nuk shkojmë dot në shtëpi, nga frika se mos çojmë sëmundjen”, shtoi ajo.
Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit…
Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…
Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…
Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…