Categories: Uncategorized

“Vdekje Khameneit”, protestuesit kërkojnë përmbysjen e regjimit në Iran

Një numër i madh njerëzish iu bashkuan demonstratës së nisur nga studentët në Universitetin Amir Kabir, e cila u përhap shumë shpejt duke pushtuar edhe zonat përreth.

Mijëra vetë u mblodhën në rrugën Hafez duke brohoritur, “Vdekje diktatorit”, “Vdekja gënjeshtarëve”, “Mos kini frikë, ne jemi të gjithë bashkë”, “Vdekje këtij regjimi vrastar”.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës e pompa uji. Forcat e rendit mbyllën me dhunë portat e Universitetit, duke lënë të bllokuar aty personat që ishin ende brenda kampusit. Studentet femra u përballën me forcat speciale, duke i quajtur “të pashpirt”.

Grupe tubuesish grisën sakaq dhe foton e gjeneralit të vrarë, Kasem Sulejmani.

Në të njëjtën kohë, u ngritën edhe një numër i madh studentësh të Universitetit Industrial Sharif. Ata përsërisnin pa reshtur: “Vdekja Khamenei-t”, duke e quajtur liderin e fuqishëm shpirtëror të Iranit “një vrasës, sundimi i të cilit është I pavlerë”.

“Armiku ynë është këtu brenda, ata gënjejnë kur thonë se është Amerika”, thanë disa protestues që kërkuan gjithashtu përmbysjen e regjimit.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e përshëndeti protestën studentore dhe u bëri thirrje të gjithë iranianëve, veçanërisht të rinjve, të shprehin mbështetje dhe solidaritet me protestuesit.

Ajo i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë penalisht dhe të ndëshkojë personat përgjegjës për dhunën. Fajtorët kryesorë, tha Rajavi, janë Ali Khamenei, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, presidenti Hassan Rouhani dhe komandantë të Rojeve Revolucionare.

të fundit

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet në Universitete, data e aplikimeve me Formularin A1/A1Z, procedura që duhet të ndjekin

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në Universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të…

3 minutes ago

PS i kërkon KQZ-së zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës, zbulohet arsyeja

Për herë të parë, gara prestigjioze e çiklizmit “Giro D’Italia”, do të zhvillohet edhe në Shqipëri, duke përfshirë qytetin e…

6 minutes ago

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, në mbyllje të fushatës elektorale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, si të kapur…

34 minutes ago

Debati në studio: Kamomili që na integron në Europë

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, u vu dje përballë gazetarëve në emisionin “Opinion” dhe i gozhduar nga pyetjet e…

1 hour ago

Plas sherri në Himarë, efektivët e policisë bashkiake përleshen me njëri-tjetrin

Efektivët e Policisë Bashkiake në Himarë, janë përfshirë në një konflikt mes njëri-tjetrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…

1 hour ago

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete u gjetën 4.500 euro, në një nga makinat ishte edhe sekretari i PS në Klos (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, eksponentë të Partisë Demokratike, kanë bllokuar dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe…

2 hours ago