Categories: Uncategorized

”Vaksina mund të jetë gati në shtator”, shkencëtarët: Të kemi kujdes, do të ketë më shumë kufizime

Duke marrë parasysh se tashmë provat klinike janë në zhvillim e sipër, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thonë se një vaksinë për COVID-19 mund të jetë e gatshme shumë më shpejt sesa pritej. Ekspertët e shëndetit global që morën pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga Zëri i Amerikës folën mbi provat klinike për vaksinën dhe ndikimin afatgjatë të virusit në shoqëri.

Me qindra prova klinike për një vaksinë po zhvillohen në garën globale për të luftuar Covid-19, dhe ekspertë ndërkombëtarë të shëndetësisë që morën pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga Zëri i Amerikës thonë se ata tani kanë më shumë shpresë.

“Ne kurrë nuk kemi patur një ndërhyrje të shkencës së përparuar për të parandaluar një pandemi të re si tani. Prandaj, unë mbetem optimist se diçka do të zbulohet”, thotë Dr. Boris Lushniak nga Fakulteti i Shëndetësisë në Unviersitetin e Merilendit.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit thonë se kanë bërë përparime në përpjekjet për gjetjen e një vaksine. Ata po tejkalojnë afatet e parashikuara për vaksinat, duke përdorur një metodë vaksinimi të ngjashme me ato të përdorura në provat e mëparshme që nuk janë të dëmshme për njerëzit. Tani po bëhen provat klinike në njerëz.

“Duhet të ketë shumë kujdes, në mënyrë që të mos paraqesim rrezik në shoqërinë tonë. Por ky informacion i fundit nga Universiteti i Oksfordit është në fakt shumë inkurajues. Ende shpresojmë se do të kemi diçka të duhur sa i përket terapive të mundshme, ilaçeve, ose trajtimeve të tjera”.

Për shoqërinë, ndryshimet që mund të presim në të ardhmen mund të ndikojnë aktivitetet si frekuentimi i restoranteve apo udhëtimet ndërkombëtare.

“Ju mund të merrni një vendim sot dhe të blini bileta për të shkuar diku, por unë mendoj se ndoshta nuk do të jetë më kështu. Pra, do të duhet më shumë planifikim për udhëtimet dhe në të ardhmen do të ketë më shumë kufizime të zbatuara nga vendet që presin shumë vizitorë”, thotë Dr. Chang-Chuan Chan, Universiteti i Tajvanit.

“Pasi të hapemi, bota do të jetë padyshim e ndryshuar për të gjithë sepse duhet të vazhdojmë distancimin fizik derisa të jetë gati një vaksinë. Vaksina është e vetmja kurë për këtë sëmundje. Derisa 60 deri në 70 për qind e popullatës të imunizohet me këtë vaksinë, ne do të jemi të rrezikuar”, thotë Dr. Priteema Chanana nga Instituti i Kërkimeve Fortis Memorial.

Edhe mënyra se si do të punojmë është duke ndryshuar si rezultat i pandemisë.

“Do të shohim shumë më tepër njerëz që punojnë nga shtëpia. Ne kemi bërë disa sondazhe rreth kësaj çështje. Shumë më tepër njerëz, rreth 80 për qind e njerëzve janë duke punuar nga shtëpia tani krahasuar me më pak se 10 për qind që punonin rregullisht nga shtëpia para pandemisë. Dhe është interesante se të gjithë duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, thotë Kate Liz Stern, Presidente e kompanisë Global Workplace Analytics

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thonë se vaksina e tyre kundër koronavirusit mund të jetë gati që në shtator, ndërsa edhe laboratorë të tjerë janë duke shtuar provat e tyre klinike. Ky është një lajm i mirë për miliona njerëz në mbarë botën që po përgatiten për një normalitet të ri pas periudhës së koronavirusit./VOA

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

5 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

40 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

59 minutes ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago