Categories: Uncategorized

U infektua nga koronavirusi, shërohet 98 vjeçarja nga Wuhani

Teksa numri i viktimave nga koronavirusi ka kaluar 3.000, nga epiqendra e tij, Wuhani, mbërrin një lajm i mrekullueshëm ku një paciente 98-vjeçare është shëruar dhe u dërgua në shtëpi. Gruaja, pacientja më e moshuar që u prek nga Covid 19, ishte shtruar së bashku me të bijën.

Numri më i madh i vdekjeve , gati 90% e tyre është shënuar në Wuhan, por ka pasur viktima nga ky virus edhe në vende të tjera, përfshirë 50 në Iran e 40 në Itali. Armenia konfirmoi rastin e parë me koronavirus.

Një burrë, 29 vjeç, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte kthyer nga Irani, është infektuar me virusin e ri. Kryeministri armen, Nikol Pashinian, tha se burri i infektuar, shtetas armen \kishte udhëtuar me avion nga Teherani për në Armeni më 28 shkurt.

Më pas ai kishte shkuar në spital për trajtim mjekësor. Sipas kryeministrit armen, pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kryeministri tha se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin do të vendosen në karantinë, ndërsa shtoi se të gjithë pasagjerët në avionin që kanë udhëtuar nga Teherani me pacientin e infektuar, kanë pasur maska në fytyrë.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

1 minute ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

6 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

21 minutes ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

55 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

1 hour ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

2 hours ago