Kundërshtari i Putin, Alexei Navalny ka lënë spitalin në Berlin, ku ai është trajtuar pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë. Ai më pas u dërgua në Berlin derisa ishte ende në koma.
“Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor”, tha spitali të mërkurën.
“Bazuar në përparimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Megjithatë, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, thuhet në njoftim.
Berlini thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia.
Moska ka thënë se është ende herët dëshmuar prova të një krimi dhe ka refuzuar të hapë një hetim deri më tani. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.
Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një shpjegim “të shpejtë ” nga Moska për helmimin e udhëheqësit rus të opozitës, Aleksei Navalny.
“Ne nuk do të tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Evropë, në Rusi ose në Siri”, tha Macron ditën e parë të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe të tjerët tashmë kanë kërkuar që Rusia të japë përgjigje në këtë çështje.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…