Categories: Uncategorized

Trump dhe Obama hedhin “baltë” ndaj njëri-tjetrit: I paáftë dhe idiót

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama është përkushtuar jo pak në fushatën e kandidatit demokrat, Joe Biden, dikur vartësit të tij, ndërsa shpesh është vënë në shenjestër të kandidatit republikan Donald Trump.

Debatet në distancë mes tyre kanë nisur të bëhen të përditshme, duke qenë se një ish-president mbase për Trump ka jo pak peshë si përkrahës i një kandidati për t’i zënë vendin.

Obama e akuzoi Trump se e ka parë presidencën amerikane si një “tjetër show televiziv”. Në një fjalim plot tone të ashpra të mbajtur në natën e tretë të konventës demokrate, presidenti i 44 i SHBA-ve, u përpoq të tregonte se pasardhësi i tij nuk arriti ta bënte mirë punën e vet për shkak të dembelizmit e paaftësisë!

“Trumpi nuk ka treguar interes për të bërë punën që duhet të bëjë. Asnjë interes për të gjetur gjuhën e përbashkët. Asnjë interes për ta trajtuar presidencën si diçka më shumë sesa reality shoë me qëllimin që të marrë vëmendjen që aq shumë e dëshiron. Pasojat e presidencës Trump po I shohim: impulse tona më të këqija të çliruara nga zinxhirët, reputacioni ynë krenar në mbarë botën, është rrudhur keqas dhe institucionet tona demokratike, kërcënohen si kurrë më parë. Një cirk i vërtetë, me të gjithë ligësinë, gënjeshtrat dhe teoritë e konspiracionit”, u shpreh Obama.

Si gjithnjë, për figura të larta, Trump e ka gjithnjë përgjigjen e nuk mund të mungonte as kësaj radhe.

“Unë shoh tmerrin në të cilin ai na la dhe idiotësinë e lëvizjeve që bëri. Shoh sa keq ishte, sa joefikas ka qenë ai si president, është e tmerrshme. Unë jam sot këtu përpara jush si president pikërisht për shkak të punës së keqe të presidentit Obama dhe Joe Bidenit”, tha Trump.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago