Categories: Uncategorized

Temperaturat arrijnë -46 gradë C, si jetojnë njerëzit në qytetin më të ftohtë në botë (FOTO LAJM)

Të gjithë po përjetojmë ditë të ftohta, por banorëve të Oimiakonit do t’u dukemi njerëz që ankohen kot. Në këtë vend, temperatura mesatare në dimër është rreth –46 gradë C, dhe njihet si vendi më i ftohtë në botë.

Oimiakoni është thellë në zemër të Siberisë dhe nuk është vend për këdo. Temperatura mund të jetë thjesht shifra, por të jetosh atje do të të thotë që qerpikët të ngrijnë sapo del, pështyma të formon kokrriza akulli në gojë, dhe makina duhet të rrijë ndezur 24 orë në ditë, përndryshe duhet ndërruar bateria ose do të ngrijë benzina.

Të lidhura

None found

Është e pamundur të gërmosh në tokë, e madje për funerale duhet ndezur një zjarr për të zbutur akullin, pa të fillosh gërmimin. Po ashtu, tubacionet janë vështirë të futen nën tokë, ndaj për banja përdorin kabina me gropë, jashtë banesave. Por banorët e këtij qyteti nuk janë njerëz me zemër të dobët. Ata jetojnë këtu gjithë vitin.

Qyteti ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh. Përshtatja e parë vjen me dietën. Në Oimiakon nuk rritet asnjë llojë bime, kështu që dieta e tyre përbëhet pothuajse e gjitha nga mishi. Dhe në shumë raste, mishi hahet i ngrirë. Kuba akulli me mish kali ose me gjak dreri shihen si ushqim i veçantë. Po ashtu edhe “stroganina”, një lloj peshku i prerë me feta të ngrira. Por këto janë për festa. Ushqimi më i zakonshëm është supa me mish.

Veç kësaj, ditët janë të errëta. Sikur të mos mjaftonte temperatura, banorët në këtë qytet kanë vetëm tre orë diell në dimër, dhe 21 në verë. Është e vështirë të thuash se cila është më e keqja.

Qyteza, nisi si një stacion ku gjuetarët e drerëve mund të vinin të kalonin natën, por dalëngadalë u rrit dhe u bë qendër e banuar. Në shekullin e njëzetë, madje, u quajt “Rrethi i Vdekjes së Stalinit”. Kjo ndodhi sepse nën regjimin e tij, të persekutuarit dërgoheshin për internim në atë që quhej “Rrethi i Vdekjes”, që gjithashtu përfshin Verkojanskun, një tjetër vend i ftohtë që konkurron Oimiakonin.

të fundit

NHTSA këshillon pronarët e 720,796 automjeteve BMW t’i mbajnë të parkuara jashtë për shkak të rrezikut të zjarrit

Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA) u ka bërë thirrje pronarëve të më shumë se 720,000 automjeteve…

2 minutes ago

Arifi paralajmëron vështirësi në energji: Importi mund të kushtojë 400 milionë euro, tarifat rrezikojnë të rriten

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një…

9 minutes ago

Parashikimi për vendin me shkronjën “A” që ndikoi në planet e Princeshë Dianës për një jetë të re me kirurgun pakistanez

Princesha Diana kishte ëndërruar të niste një jetë të re larg vëmendjes së mediave, së bashku me të dashurin e…

9 minutes ago

Pjesëmarrja e Ernest Muçit ndaj Bjellorusisë në pikëpyetje, Shqipëria pret të shohë nëse do të rikuperohet

Lajme aspak të mira, lidhur me Ernest Muçin [...]Read More...

11 minutes ago

Dokumentet/ Ministria e Infrastrukturës ndryshon fshehtas projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit. Reagon BERZH

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të…

22 minutes ago

VIDEO/ Protestuesit në Manëz hodhën vezë drejt makinës së Edi Ramës

Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit…

26 minutes ago