Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare.
“Ekzekutivi do të marrë vendimin për zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në 31 tetor, por pasi të njoftojë parlamentin”, tha ministrisë i shëndetësisë Roberto Speranza.
None found
Kryeministri Giuseppe Conte do t`i informojë më vonë zyrtarisht senatorët për këtë lëvizje e të njëjtën gjë do të bëjë dhe të mërkurën në parlament. Qeveria italiane fillimisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fund të janarit me qëllimin t`i lejonte ministrave përballjen me krizën e koronavirusit.
Ajo duhet të zgjaste 6 muaj, dhe përfundon në fund të korrikut. Sipas një ligji të vitit 1992, ekzekutivi mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për “fatkeqësi natyrore, katastrofa apo evente të ngjashme, të cilat duhet të përballohen me mjete dhe fuqi të jashtëzakonshme” edhe pa dritën jeshile të ligjvënësve dhe në një rast të tillë, ajo mund jetë në fuqi për 12 muaj.
Por opozitarë si Matteo Salvini pretendojnë se “ nuk ka emergjencë shëndetësore”. Sipas kreut të Legës, “ kush kërkon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, është armik i Italisë”! Giorgia Meloni, lidere e partisë së ekstremit të djathtë “ Fratelli d`Italia”, deklaroi disa kohë më parë se “ janë gati të ngrenë edhe barrikada në rrugë” kundër zgjatjes së mëtejshme të situatës së emergjencës.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…