Categories: Uncategorized

Sulmuan me raketë avionin me 176 persona, vihen në pranga disa persona në Iran

Rrëzimi i aeroplanit ukrainas nga Irani, ka shkaktuar shumë dhimbje tek familjarët e 176 viktimave.

Ndërkohë Irani pranoi autorësinë por tha se ishte një gabim njerëzor.

Të lidhura

None found

Organet e drejtësisë në Iran thanë se i kanë arrestuar disa persona për rolin e tyre në rrëzimin e aeroplanit ukrainas.

Njoftimin për arrestimin e disa personave të dyshuar e dha zëdhënësi i sistemit të drejtësisë, Gholamhossein Esmaili.

Ai nuk tregoi për numrin e saktë të personave të arrestuar dhe nuk dha asnjë hollësi tjetër lidhur me këtë veprim të autoriteteve.

Irani më parë ka pranuar se e ka rrëzuar aeroplanin me 176 persona, ku nuk pati asnjë të mbijetuar. Ky shtet tha se rrëzimi i aeroplanit është bërë për shkak të një gabimi nga ushtria, duke menduar se ai është objekt i armikut.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje dhe ka thënë se rrëzimi i aeroplanit është një gabim i pafalshëm.

Shumica e viktimave në këtë aksident ishin iranianë dhe kanadezë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar dëmshpërblim dhe hetim të plotë nga Irani, ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka premtuar drejtësi për kanadezët që e humbën jetën në këtë aksident, shkruan “Reuters”.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

4 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

5 hours ago