Policia vrau një burrrë në rrugën Streatham në jug të Londrës, pasi la të plagosur dy kalimtarë të pafajshëm, ndërsa autoritet e kanë konsideruar një sulm terrorist.
Nga të dhënat e BBC, një burrë hyri në një dyqan dhe filloi të godiste nejrëzit me thikë. Më pas ai doli nga dyqani dhe qëlloi edhe një grua që lëvizte me biçikletë. Duket se policia ishte në vendin e ngjarjes dhe dëgjoi me tre plumba drejt personit që po shkaktonte masakër në rrugë. Burri që mbante thikën në dorë, u shtri në tokë. Policia evakuoi me shpejtësi kalimtarët. Ambulanca mori dy personat e plagosur dhe ata po trajtohen aktualisht në spital.
Një kordon i madh policie shtrihet nga stacioni Streatham Hill dhe ka një prani të madhe policie në zonë.
Dëshmitari okular Daniel Gough tha se dëgjoi të shtëna dhe pa njerëzit duke vrapuar. “Kishte panik, njerëzit bërtisnin,” tha ai.
Kryetari i Londrës Sadiq Khan falenderoi shërbimet e policisë dhe të urgjencës për “reagimin e shpejtë dhe të guximshëm”.
“Terroristët kërkojnë të na ndajnë dhe të shkatërrojnë jetën tonë. Këtu në Londër nuk do t’i lejojmë kurrë të kenë sukses”, tha ai.
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. ‘Furia e…
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. Joao Neves…
Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…
Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, është i bllokuar totalisht. Burime për mediat bëjnë me dije se prej më shumë se 5 orësh,…
“...kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka…
Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e…