Një student në kolegjin e Karolinës së Veriut, në SHBA, i cili luante basketboll dhe vraponte për milje pa probleme, vdiq nga ndërlikimet e rralla të shkaktuara nga COVID-19.
Chad Dorrill, 19 vjeç, i cili ishte regjistruar në Universitetin Shtetëror të Appalachian në Boone, vdiq të hënën në mbrëmje.
Ishte vdekja e parë e një studenti si pasojë e koronavirusit e raportuar nga sistemi i Universitetit të Karolinës së Veriut, që kur disa kampuse u rihapën me të paktën mësim të pjesshëm personalisht muajin e kaluar.
Dorrill u karantinua në shtëpinë e familjes së tij në Wallburg, Karolina e Veriut, për 10 ditë para se të kthehej në shkollë.
David Dorrill, xhaxhai i tij, tha se nipi i tij filloi të përjetonte probleme të rënda neurologjike pasi u kthye në Boone.
“Kur ai u përpoq të ngrihej nga shtrati, këmbët e nuk po i funksiononin, dhe vëllait tim iu desh ta çonte atë në makinë dhe ta çonte në dhomën e urgjencës,” tha David Dorrill.
‘Mjeku tha se ishte një rast një në një milion – se ata kurrë nuk kishin parë më parë virusin të përparonte ashtu. Ishte një ndërlikim COVID që në vend që të sulmonte sistemin e tij të frymëmarrjes sulmoi trurin e tij.’, shtoi ai.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…