Categories: Uncategorized

SHTETRRETHIMI/ Policia ekzekuton 13 vjeçarin në ballkonin e shtëpisë

I mbështetur në ballkonin e shtëpi së së tij në Nairobi, 13-vjeçari Yassin Hussein Moyo po shihte me kureshtje së bashku me nënën dhe të motrat sesi policia poshtë patrullonte rrugët.

Shtetrrethimi i lidhur me koronavirusin sapo kishte filluar kur një plumb qorr e goditi në stomak. Babai i tij, Husein Moyo Molte, ishte ngjitur, tek një shoku i tij duke ndjekur lajmet dhe i dëgjoi të shtënat.

Në ato momente, e bija mbërriti duke thirrur me të madhe: “Jassin u qëllua, ne ishim në ballkon, policia na drejtoi një dritë e pastaj shtiu”. Fqinjët e dërguan me urgjencë 13-vjecarin në një spital Nairobi, ku ai më vonë vdiq nga plagët e marra.

I ati, sipas CNN, është i bindur se faji për këtë ngjarje rëndon mbi policët e lagjes. “Fëmija im u qëllua në ballkonin e shtëpisë, nuk ishte as në rrugë” tha Moyo.

“Unë e mbështes shtetrrethin por mënyra sesi policia po e menaxhon atë, është tmerrësisht e gabuar”. Shtetrrethimi në Kenia hyri në fuqi në 27 mars në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e deri tanni kjo masë, ka kushtuar 14 jetë njerëzish.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International i tha CNN se ka dokumentuar nga ana e saj 16 persona të vrarë nga oficerët e policisë që prej fillimit të izolimit.

“Përdorimi i tepruar i forcës po e terrorizon akoma më shumë një publik që tashmë është në ankth dhe frikë,” tha drejtori i Amnesty International në Kenia, Irungu Houghton.

Videot shqetësuese në mediat lokale treguan se policia përdorte gazin, rrihte dhe detyronte njerëzit në grupe të vogla të shtriheshin në tokë në qytetin bregdetar të Mombasa në ditën e parë të bllokimit.

Houghton beson se zbatimi i dhunshëm i shtetrrethimit dëmton besimin e publikut tek policia dhe i dëmton në fakt përpjekjet për të frenuar përhapjen e Covid-19.”Njerëzit nuk do të dorëzohen vullnetarisht për t’u testuar nëse mendojnë se dinjiteti i tyre dhe siguria nuk mund të garantohet,” shprehet ai.

të fundit

Partia Demokratike: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…

9 minutes ago

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…

11 minutes ago

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…

38 minutes ago

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

1 hour ago

Mbolli kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij (EMRI)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…

2 hours ago

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…

2 hours ago