“Italia është zonë e kuqe”. Koronavirus ka futur në karantinë krejt Italinë. Që nga dita e djeshme është shpallur emergjenca e pandemisë globale, sepse janë prekur shumica e vendeve të Europës dhe më gjerë.
Virusi i padukshëm dhe tejet i rrezikshëm ka gjunjëzuar edhe futbollin. Janë pezulluar ndeshje kampionati dhe “Europa League”, me futbollistët e parë që kanë rezultuar pozitiv.
Zona më e nxehtë në kontinentin tonë, prej nga mendohet se ka ardhur infeksioni edhe në Shqipëri, mbetet Italia.
Mjekët po luftojnë ditë e natë, por “armiku i padukshëm” ka fituar terren. Në një situatë të tillë kanë nisur edhe polemikat e forta.
Një fizioterapiste, me master në shkencat mjekësore nga Milano, ka shpërthyer përmes rrjeteve të saj sociale, duke kërkuar vëmendje e vlerësim ndaj bluzave të bardha në Itali, sepse në ditë të vështirë si këto, ata janë në ballë të së keqes, të vështirësive.
Duke bërë një paralelizëm tejet domethënës mes rrogës së mjekëve dhe futbollistëve, Valery Cambiaghi shkruan:
“Thuajse iu jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le të kujdeset Ronaldo për ty!”
Një “piskamë” që del nga thellësia e profesionit human të mjekut, në një periudhë delikate si kjo, ku futbollistët e superpaguar janë pushim, në shtëpi, ose të karantinuar në klubet e tyre, ndërsa mjekët në fushën e betejës me “Coronavirus”.
Tre persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që u kapën nga RENEA në një restorant në zonën e Gjirit të…
E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më…
Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet…
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen…
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11…
Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri në luftimet në Vaksincë të Kumanovës. Fadil…