Categories: Uncategorized

Sa mund të zgjasë koronavirusi, shkencëtarët të pavendosur

Gjithandej në botë është përhapur alarmi se sa gjatë mund të mbijetojë koronavirusi në Kinë dhe gjithë vendet e prekura.

Është e paditur akoma se sa do të zgjasë koronavirusi, mirëpo disa studiues kanë sjellë një version të tyre krahasuar me sjelljet e personave të prekur me koronavirus.

Koronavirusi është një grup i madh virusesh që zakonisht gjendet tek kafshët por që do të thotë se ato mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Zyrtarët shkencor akoma nuk e dinë se cila kafshë e ka shkaktuar ekspansionin e madh tek njerëzit në të gjithë Kinën.

Sipas disa studimeve të tjera, personat e prekur me koronavirusin SARS dhe MERS e kishin marrë këtë virus gjatë kontaktit me devetë dhe disa lloje të macesh. Po ashtu, është vërtetuar se virusi në një sipërfaqe të pajetë, siç janë pjesët metalike apo të qelqit mund të mbijeton për nëntë ditë nëse sipërfaqja nuk është dezinfektuar.

Pastrimi me produktet e zakonshme shtëpiake mund të bëjë ndryshime. Sipas hulumtimit, i cili gjithashtu zbuloi se koronaviruset njerëzore “mund të deaktivizohen me efikasitet nga procedurat e dezinfektimit sipërfaqësor me 62-71% etanol, 0,5% peroksid hidrogjeni ose 0,1% natrium ose zbardhues brenda një minute.

Koronavirusi është virus që mund të përhapet shumë shpejt madje edhe prej kontaktit të thjeshtë siç është kolla apo teshtitja, madje edhe duke e prekur një sipërfaqe mbi të cilën është përhapur virusi, pastaj duke prekur hundën, gojën ose sytë e tyre.

Është vërtetuar gjithashtu se COVID-19 nuk është aq vdekjeprurës sa koronavirusët tjerë SARS dhe MERS.

Më shumë se 80% e pacientëve kanë sëmundje të butë dhe do të shërohen. Në rreth 14% të rasteve, virusi shkakton sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni dhe gulçim. Dhe rreth 5% e pacientëve kanë sëmundje kritike, duke përfshirë dështimin e frymëmarrjes, shokun septik dhe multiorganizmin.

Në 2% të rasteve të raportuara, virusi është fatal, ndërsa rreziku i vdekjes rritet sa më të vjetër që të jeni.

të fundit

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

19 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

40 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

55 minutes ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

1 hour ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

2 hours ago

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…

2 hours ago