Shkencëtarët në Universitetin e Newcastle kanë zhvilluar një test, që mund të zbulojë kur dikush është infektuar nga koronavirusi përpara se ata të shfaqin simptoma.
Testi mund të sigurojë një rezultat në disa sekonda duke zbuluar një shënues të hershëm në trupin e njeriut, të lëshuar pasi sistemi imunitar provokohet nga infeksioni.
Megjithëse njëri prej këtyre shënuesve – i quajtur neopterin – nuk e përcakton specifikisht Covid-19, përsëri ai do të tregonte se sistemi imunitar është aktivizuar.
Por mund të veprojë si një shenjë paralajmëruese e hershme, sipas “The Sunday Telegraph”.
Njoftimi vjen në kohën kur Mbretëria e Bashkuar shënoi numrin më të lartë të viktimave njëditore, me 708 njerëz të vdekur të shtunën, të cilët ishin pozitivë me koronavirus dhe 4,313 viktima në total të deklaruara deri dje. Po ashtu, ky zbulim vjen në një kohë kur qeveria britanike ka premtuar për të rritur numrin e testeve për virusin e ri në 100,000 në ditë, megjithëse kjo ende duket larg.
Colin Self, një profesor i njohur në universitet, e quajti testin e ri një opsion “rrip dhe frena”, i cili mund të ngadalësojë përhapjen e Covid-19. “Testi neopterin na jep një tregues shumë të hershëm se dikush ka një infeksion”, tha prof. Self.
“Do të ishte një test plotësues në lidhje me regjimet e tjera të testimit dhe do të na lejonte të bënim ‘një masë sigurie rrip’ dhe formatimin e frenave për menaxhimin e sëmundjes”.
Testi mund të dërgohej me postë te shumë britanikë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Mund të bëhet në shtëpi duke përdorur gjak, pështymë ose urinë. Drejtori mjekësor kombëtar i NHS në Angli, Stephen Powis, u bëri thirrje britanikëve që t’u përmbahen rregullave të bllokimit dhe t’i rezistojnë tundimit për t’u grumbulluar jashtë në parqe dhe plazhe këtë fundjavë me diell.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…