Është aluduar shumë këtë kohë mbi vdekjen e Kim Jong Un. Jo më larg se dje lideri suprem, doli në publik pas 20 ditësh dhe atë e bëri në inagurimin e një fabrikë të përpunimit të mbeturinave, pranë Penianit. Megjithatë, sërish u spekulua mbi vërtetësinë e fotove dhe u përfol se e gjitha mund të ishte një “fshehje e së vërtetës”. Ndërkaq, ekspertët kanë zbuluar se shenjat në duar të Kim Jong Un, (të cilat u panë në inagurim), janë një vërtetues se diktatori i është nënshtruar një operacioni në zemër, megjithëse autoritetet në Pnian e kanë mohuar këtë gjë.
“Ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar se pamjet video të vizitës së diktatorit në inagurim dhe shenjat në krahët e tij, janë një tregues i qartë se ai i është nënshtruar një operacioni në zemër”, njoftoi një media amerikane.
None found
Diktatori u pa duke buzëqeshur dhe biseduar me ndihmësit e tij më të afërt në ceremoni. Ai u shoqërua nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, përfshirë këtu edhe motrën e tij të vogël Kim Yo Jog, e cila këto kohë është përfolur se mund të merrte drejtimin e shtetit, nëse diktatori kishte ndërruar jetë.
Ajo që në dukje janë si shenja gjilpërash në krahët e Kim, të cilat dalin në pah teksa ai hipi mbi një makinë golfi, është një skenë e përsëritur edhe në vitin 2014. Kim Jong-un ende nuk është parë në një komunikim të drejtpërdrejtë dhe mundësia që ai mund të ketë ndërruar jetë është ende e madhe.
Dashi Dashi do ta nisë ditën me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur objektiva konkrete. Kjo mund të…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…