Categories: Uncategorized

SHBA bën zbulimin e rëndësishëm për COVID-19, Trump në konferencë urgjente

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njoftojë të dielën në mbrëmje një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit. Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Njoftimi pason një postim në Twitter të shtunën nga Presidenti Donald Trump, ku akuzonte punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punonin për të ngadalësuar testimin e vaksinave kundër COVID-19 duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Të lidhura

None found

Zoti Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan po zhvillohet një komplot nga një qeveri e fshehur, brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por Presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.

Komentet e zotit Trump pasojnë gjithashtu një artikull të botuar nga agjencia “Reuters” të enjten ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata Trump miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive. Po presidenti shkruante të shtunën se: “Duhet të përqëndrohemi tek shpejtësia e të shpëtojmë jetë njerëzish”.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha të shtunën vonë në mbrëmje se sekretari për Shëndetit dhe i Burimeve Njerëzore Alex Azar dhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn do të jenë të pranishëm kur zoti Trump të bëjë publik lajmin mbi terapitë. Një zhvillim ky që vjen një ditë përpara fillimit të Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump do të riemërohet për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë thënë se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion deri para fundit të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, duke theksuar se do të jetë gati vetëm pasi të rezultojnë me sukses provat klinike mbi efikasitetin e saj, të cilat kanë nisur tashmë në disa vende, duke përfshirë SHBA-në.

Zoti Trump është akuzuar nga zoti Biden dhe demokratët se ka dështuar me trajtimin e pandemisë në vend. Por Presidenti ka thënë shpesh se gjetja e një trajtimi ndaj sëmundjes infektive është pranë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.

Ish-Nënpresidenti Biden, i cili pranoi emërimin për presidentin nga demokratët javën e kaluar akuzoi zotin Trump se edhe: “pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ende një plan për të luftuar pandeminë. Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën”, tha zoti Biden duke e konsideruar këtë një gjë të pafalshme.

Të dielën shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje postimit në Twitter të Presidentit Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News”. Zoti Meadow u ankua mbi ritmin e testimeve të mbikëqyrura nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

“Ne nuk do t’i biem shkurt në raport me proceset kërkimore”, tha zoti Meadows. “Ne do të shkurtojmë burokracitë. Unë e përshëndes Pnresidentin lidhur me këtë postim të tij”.

Senatori Chris Coons, një mbështetës i zotit Biden, tha në një intervistë për “Fox News” se presidenti Trump “ka dështuar të veprojë me përgjegjësi” në trajtimin e koronavirusit. “Ai ka humbur rrugën dhe nuk pranon ndihmë. Donald Trumpi ka dështuar të përballet me këtë pandemi”, shtoi zoti Coons./VOA

të fundit

Ardian Krasniqi mposht Ricardo Guarapanas me nokaut në raundin e tretë, arrin 14 fitore në 14 meçe

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, ka shënuar një tjetër fitore në karrierën e tij profesioniste, duke triumfuar në mënyrë spektakolare ndaj…

6 minutes ago

Larg ndalimeve të talibanëve, vajzat afgane ndeshin pengesa për shkollim edhe në Iran e Pakistan

Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistanit ua ndaluan…

11 minutes ago

KFOR warns of increased military presence during exercise at Vrella Camp

Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në kuadër…

29 minutes ago

Arlinda Zekaj sought protection before she was killed: Failings uncovered by inspection in Peja

Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…

29 minutes ago

Russia invests more than 2 trillion rubles in anti-aging research, with Putin’s daughter in a key role

Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur…

29 minutes ago

SpaceX marks historic milestone: Mechazilla catches Starship for the first time after its return from space

Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…

30 minutes ago