Categories: Uncategorized

Samit virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet më 6 maj 2020 në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19.

BE-ja është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani Perëndimor, shkruan Deutsche Welle.

Të lidhura

None found

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor janë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Samiti do të ofrojë një mundësi tjetër për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në këto kohë krize.

Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së dhe Bashkimi Evropian vendosi më 29 prill të ofrojë së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve një paketë me vlerë mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën e coronavirusit.

Kjo paketë synon të mbështesë masat shëndetësore urgjente si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike prej vështirësive të shkaktuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.

Solidaritet dhe investime

Përveç kësaj mbështetjeje të përforcuar, Komisioni do të nënvizojë në takimin BE-Ballkani Perëndimor të 6 majit 2020 edhe parametrat e gjerë të mbështetjes afatgjatë që do të prezantohen në vijim të këtij viti në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimesh për rajonin.

Sikurse ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, BE-ja ka “një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar në këtë pandemi partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, pasi e ardhmja e tyre është qartësisht në Bashkimin Evropian.

BE po mobilizon një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë. Sipas von der Leyen, së bashku do ta kapërcehet kjo krizë. “Dhe përtej kësaj ne do të vazhdojmë të mbështesim rajonin, përfshirë reformat e nevojshme në rrugën e tyre në BE, pasi rimëkëmbja do të funksionojë në mënyrë efektive vetëm, nëse vendet vazhdojnë të kryejnë angazhimet e tyre”.

Fazë e re bashkëpunimi

Pjesëmarrësit në takim do të shkëmbejnë mendime mbi fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për të trajtuar ndikimin e fuqishëm socio-ekonomik të krizës së COVID-19, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe mënyrën e menaxhimit më të mirë të sfidave të sigurisë.

Takimin do ta kryesojë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, udhëheqësit e gjashtë vendet partnere në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në takim do të marrin pjesë edhe Andrej Plenković, kryeministri i Kroacisë, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të Bankës Botërore, Bankës Evropiane e Investimeve dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

të fundit

Muçi shënon një gol spektakolar, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

Shqipëria ka marrë epërsinë ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.Ishte ylli i Trabzonsporit, Ernest…

2 minutes ago

Kurti dhe Berset vijojnë bisedimet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain…

10 minutes ago

Vila e masakrës së pesë personave në Kaliforni rikthehet në shitje për 4.6 milionë dollarë

Një vilë luksoze në Kaliforni, e lidhur me një prej masakrave më të tmerrshme të vitit 1970, ka dalë sërish…

14 minutes ago

Armando Sadiku nderohet nga FSHF-ja dhe duartrokitet nga tifozët

Armando Sadiku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes Shqipëri – Finlandë, në një ceremoni të veçantë lamtumire…

26 minutes ago

Srdanovic refuzon ftesën e Serbisë: Zgjedhja ime ka qenë gjithmonë Zvicra

Mbrojtësi i talentuar Loun Srdanovic ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke refuzuar mundësinë…

26 minutes ago

Kosova dhe Portugalia shqyrtojnë vendosjen e një linje direkte ajrore

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të…

32 minutes ago