Categories: Uncategorized

Sa bakshish duhet të lini në vendet evropiane?

Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo.

Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe për t’i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik PopSugar ka bërë një përmbledhje të bakshisheve për të gjitha vendet evropiane.

Të lidhura

None found

Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.

Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohen. Ato janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës), transmeton gazeta Monitor.

Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që t’i shpërblesh me ndonjë bakshish. (mesatarja është 10% e faturës)

Republika Çeke: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.

Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në website-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.

Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar. Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë kamerierit. Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.

Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë. Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.

Itali: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.

Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.

Maqedoni: Duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.

Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.

Holandë: Tarifat e shërbimit do t’ju ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë)

Poloni: Në Poloni shoferët e taksive presin, që t’iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo, ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh:

Faleminderit përkthehet “mund ta mbash kusurin”.

Portugali: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t’iu lësh 10% të faturës dhe baret presin t’ju lësh disa euro.

Rumania: Bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.

Serbi: Lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t’ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.

Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.

Turqi: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshish të faturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakosen.

të fundit

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

4 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

11 minutes ago

Si pritet të jetë moti sot, më 30 Qershor 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…

12 minutes ago

Ibrahimovic vlerëson Japoninë pas humbjes dramatike ndaj Brazilit: Meritonin më tepër

Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me…

24 minutes ago

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…

41 minutes ago

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

48 minutes ago