Categories: Uncategorized

Rritet bilanci, shkon në shtatë numri i viktimave në Itali nga virusi vdekjeprurës

Koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta në veri të Italisë. Numri i viktimave arriti në 7, ndërsa 224 janë të infektuarit.

Harta e të prekurve shtrihet në 5 rajone. Krahas Lombardisë e Venetos, te infektuar ka edhe ne Piemonte, Emilia Romanja dhe Lacio, siç duket edhe në këtë hartë të publikuar nga mediat italiane.

Autoritetet kanëmarrë masa drastike në përpjekje për të izoluar virusin. Në 10 qytezat e vendosura në karantinë, ku janë shfaqur edhe rastet e para të të prekurve, policia nuk lejon hyrjet dhe daljet. Këto pamje janë xhiruar në Kastelpusterlengo, pranë Milanos. Shkollat, universitetet dhe institucionet publike janë mbyllur thuajse në të gjitha qytetet e mëdha.

Të përfshirë nga paniku e për të shmangur sa më shumë daljet nga banesat, banorët po furnizohen masivisht me ushqime, duke krijuar radhë të gjata jashtë supermarketeve. Në disa supermarkete ka mungesë ushqimesh për shkak të blerjeve të jashtëzakonshme. Në farmaci mungojnë maskat. Nëpër qytet lëvizjet janë të pakta.

Teatri i famshëm i operës, La Scala, ka anuluar të gjitha shfaqjet për një periudhë të pacaktuar. Karnavalet e Venecias nuk do të zhvillohen.

Masat e ashpra kanë prekur edhe futbollin. Nga 7 ndeshje të planifikuara janë zhvilluar vetëm 2, ndërsa Federata Italiane e Futbollit i ka kërkuar autorizim nga qeveria që ndeshjet të luhen pa tifozë.

Si dëshmi të situatës, televizionet më të mëdha italiane i shfaqën emisionet pa praninë e publikut. Organizata Botërore e Shëndetësisë do të dërgojë të martën një ekip mbikëqyrësish në terren. Disa vende europiane po ushtrojnë kontrolle të rrepta për të gjithë personat që shkojnë nga Italia.

Ne aeroportet dhe pikat e kalimit kufitar në Rumani po u nënshtrohen analizave, të gjithë emigrantët rumunë që kthehen nga Italia. Kontrolle nëpër autobusët, trenat dhe avionët që vijnë nga Italia janë ushtruar edhe në Austri e Francë./t klan/

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

27 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

59 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago