Categories: Uncategorized

Rrëzohet avioni armen, dalin fotot: Reagon Turqia (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, Armenia deklaroi se një avion Su-25 i forcave ajrore ishte rrëzuar prej avionëve turq që operojnë sipas tyre në territorin e Azebajxhanit, shkruan albeu.com.

“Avionë F-16 të Turqisë, të ngritur nga baza Ganja në Azerbajxhan në orën 10:30 rrëzuan një avion Su-25 tonin duke e qëlluar në brendësi të territorit tonë. Piloti vdiq si hero“, u shpreh dje zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan.

Deklarata u mohua nga autoritetet turke dhe azere duke thënë se bëhet fjalë për një “fake neës”, ndërsa sot autoritetet armene kanë publikuar pamjet e një avioni të rrëzuar në brendësi të territorit të tyre.

Pretendimi se Turqia rrëzoi një avion luftarak armen është absolutisht i pavërtetë. Armenia duhet të tërhiqet nga territoret nën okupimin e saj në vend që të përdorë mashtrime të tilla propagandistike,” tha ministri i Informacionit të Turqisë, Fahrettin Altun gjatë një komunikimi për median.

Sipas burimeve zyrtare armene, avioni u qëllua teksa ishte në brendësi të territorit të Armenisë nga një F-16 turk që fluturonte në territorin e Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani janë në një përballje frontale ushtarake prej disa ditësh, nga e cila raportohet të kenë vdekur një numër i madh ushtarësh dhe civilësh. /albeu.com

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

7 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

28 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

58 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago