Ditën e djeshme, një avion ukrainas u rrëzua duke shkaktuar një fund fatal për 176 qytetarët e bordit.
Një nga viktimat e kishte parandjerë që diçka e keqe do të ndodhte. Sheyda Shadkhoo e mori në telefon të shoqin 20 minuta përpara se të avioni të ngrihej në ajër, dhe e përfshirë nga ankthi, i kishte kërkuar që ai ta ndihmonte nga larg psikologjikisht, duke e siguruar se gjithçka do të shkonte mirë.
“Unë i thashë, mos u bëj merak, nuk ka për të ndodhur asgjë,” rrëfeu Hassan Shadkhoo për CNN.
“Ajo ishte shumë e shqetësuar nga tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian javën e kaluar”, shtoi ai. Sheyda kishte marrë tre javë pushime nga puna e saj në Toronto dhe kishtë udhëtuar drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat.
Sipas Hassanit, e shoqja kishte pasur një parandjenjë shumë të keqe. Frikën e saj, ajo e kishte shprehur edhe përmes selfie-t të fundit të postuar në Instagram. “Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit pas meje”, ka shkruar gruaja.
I shoqi tha se është i shkatërruar nga humbja e Sheydas me të cilën kishte ndarë 10 vite të jetës, e të cilën e përshkruan si një “engjëll”.
Dashi Dashuria: Sot marrëdhëniet e zemrës do të favorizohen nga një hënë pozitive dhe do ta hidhni veten në krahët…
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje dramatike, që përfundoi me fitore 4-3 për Interin,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në “Report Tv” ka sqaruar deklaratën e tij referuar burrave me termin “çyryk”,…
Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas medias…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”,…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney konfirmoi se Presidenti Trump do të marrë pjesë në takimin e G7 në Kananaskis, Alberta…