Categories: Uncategorized

“Reuters” zbulon shkakun e vërtetë të përplasjes Turqi-Francë në Mesdhe

Tensioni mes Francës dhe Turqisë nuk është vetëm në nivelin verbal.

Detaje të publikuar nga “Reuters” tregojnë se thelbi i përplasjes në Mesdhe mes dy shteteve të NATO-s fshihet diku tjetër dhe jo vetëm tek interesat greke.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për Libinë, çështje për të cilën “Reuters” ka publikuar sot detaje mjaft tronditëse.

Sipas agjencisë, në qershor është shënuar një incident mjaft i rrezikshëm mes anijeve ushtarake të dy shteteve në Mesdhe duke rrezikuar një përplasje të armatosur, shkruan albeu.com.

Një burim i “Reuters” thotë se më 10 qershor, një fregatë franceze u përpoq të inspektojë një anije tregtare me flamurin e Tanzanisë në Mesdhe, e cila dyshohej se transportonte armë për në Libi.

Por, ndërkohë që fregata franceze kërkoi të bënte një inspektim, një anije ushtarake turke u afrua sipas “Reuters” duke kërcënuar francezët.

Në lidhje me këtë, Franca raportoi në NATO duke akuzuar Turqinë që po shkelte embargon e armëve në Libi.

Hetimi i NATO-s nuk dha asnjë rezultat, pasi sipas një zyrtari të organizatës të cituar nga “Reuters”, “hetimi përfundoi shpejt, pa bërë asnjë akuzë”.

Një zyrtar tjetër i tha agjencisë së shkaku pse ky hetim u mbajt me një profil të ulët lidhet me nevojën e NATO-s për të patur Turqinë në krahun e saj nisur nga fuqia ushtarake dhe pozicioni strategjik. /albeu.com

të fundit

As për 300 milionë euro?” Presidenti i Bayern Munichut: Michael Olise është i pashitshëm

Sulmuesi francez Michael Olise është një nga futbollistët më të kërkuar të Bayern Munichut, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr…

8 seconds ago

Paralajmërim meteorologjik: Reshje të dendura shiu dhe erëra mbi 80 km/orë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm meteorologjik për ditën e sotme, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra…

1 minute ago

Më shumë se 1.000 lopë bredhin lirshëm nëpër Kriva Pallankë – thirrje për seancë urgjente për zgjidhjen e krizës

Problemi shumëvjeçar me lopët që lëvizin pa kontroll nëpër Kriva Pallankë ka nxitur përplasje të reja politike. Këshilltarët komunalë të…

2 minutes ago

Gara e aftësive ushtarake në Kosovë, me pjesëmarrjen e nëntë studentëve amerikanë nga Universiteti Norwich

Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë…

7 minutes ago

Arbër Zeka rrëfen si e njohu Gresën në “Ftesë në 5”: I kërkova numrin, ajo hezitoi në fillim

Arbër Zeka dhe Gresa Bakraqi kanë rrëfyer në [...]Read More...

9 minutes ago

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë, qytetarët thirrje: Dorëheqje, dorëheqje

Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e…

12 minutes ago