Categories: Uncategorized

Qindra humbje jetësh çdo ditë, Italia vendos të shtrëngojë masat për luftimin e pandemisë

Kryeministri Italian Giuseppe Conte deklaroi se masat e marra nga qeveria për të luftuar emergjencën e koronavirusit, edhe pse mjaft të ashpra, treguan se qenë të domosdoshme, pasi falë tyre sipas tij u arrit të shmangej kolapsi i sistemit.

Për këtë arsye, mbyllja e shkollave dhe aktiviteteve tregtare do të zgjatet, u shpreh ai. Në Itali një ditë më parë u shënuan 475 vdekje të reja brenda 24 orëve, një bilanc që theu edhe rekord ditor të Kinës, vendit ku u shfaq për herë të parë koronavirusi.

Por nga sa pohojnë autoritetet italiane, pati dhe një boom të shëruarish, 1.084, që do të thotë 37% më shumë sesa të martën. Të prekurit janë 28.710. Masat aktuale u lejojnë italianëve të udhëtojnë vetëm për punë, për arsye shëndetësore ose emergjenca dhe janë në fuqi deri më 3 prill.

Shumica e dyqaneve, përveç atyre që shesin ushqime dhe barna, duhet të mbeten të mbyllura deri në 25 mars. Deri tani, Italia ka mbi 2,900 të vdekur, ndërsa Kina, popullsia e së cilës është 23 herë më e madhe se e Italisë raportoi për rreth 3,200 të vdekur.

Në Kinë ndërkohë nuk është regjistruar më asnjë rast infektimi brenda kufijve’ 34 persona të prekur kishin ardhur të gjithë nga jashtë dhe janë vendosur menjëherë në karantinë. Në përgjithësi, në vendet aziatike po shënohet një rënie e nivelit të infektimeve të brendshme. Por vende si Koreja e Jugut, Kina dhe Singapori janë duke u përballur me një valë të dytë të koronavirusit, e cila është shkaktuar nga njerëz që e importojnë atë nga jashtë.

të fundit

Zyrtari ukrainas ngre alarmin: Trump foli si Putin, ja çfarë rreziqesh e presin Ukrainën

Zyrtari ukrainas, Oleksandr Merezhko, është i mendimit se Presidenti i SHBA, Donald Trump, po mban anën e Rusisë për sa…

11 minutes ago

Meloni pas samitit Trump–Putin në Alaskë: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir…

41 minutes ago

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij

Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që sot po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares…

1 hour ago

Liderët evropianë përkrahin një samit trepalësh Trump-Zelenskyy-Putin

Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald…

1 hour ago

Çfarë planesh ka Trump për armëpushimin Rusi-Ukrainë? Mediat ndërkombëtare: Presidenti do t’i kërkojë Zelenskyt t’i japë territore Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas,…

2 hours ago

‘Policët po plago*en çdo ditë’, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të…

2 hours ago