Është e vështirë të mos vesh re unazën e bukur të fejesës që Kate Middleton mban në gisht. Por a keni vërejtur ndonjëherë unazën në gishtin e princit Uilliam?
Nëse përgjigja është jo, atëherë ka një motiv: Princi William nuk e ka vendosur kurrë unazën e martesës. Duka i Kembrixhit, i cili u martua me Kate në vitin 2011, zgjodhi të mos e vërë unazën e martesës për një arsye shumë të thjeshtë, e cila për të vetmen herë nuk ka asnjë lidhje me rregullat e shtëpisë Windsor.
Që para se çifti të martohej, zyrtarët e Buckingham Palace njoftuan se William nuk do ta vendoste unazën pas dasmës mbretërore. Pse?
Sepse si shumë të tjerë, Princi William nuk është një burrë i bizhuterive. Një funksionar i pallatit ka shpjeguar: “Duka i Kembrixhit nuk i ka qejf bizhuteritë dhe për këtë arsye, nuk ka vendosur ndonjëherë. Ka vendosur që të mos i vërë as pas martese. E gjitha varet nga preferencat personale dhe William e Kate e kanë diskutuar atë privatisht”.
Me unazë apo jo, që William është i martuar, nuk është më një sekret. Rreth 2 miliardë njerëz janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur dasmën.
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…