Pamje tronditëse vijnë nga Meksika. Një oficeri policie i është vënë zjarri pas një konfrontimi me disa demonstrues. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, Guadalajara.
Video që po qarkullon në mediat sociale, tregon një grup oficerësh policie në motoçikleta që konfrontohen me protestuesit. Ndërsa në një moment një i ri i maskuar e me syze dielli lëshon lëng të djegshëm në kurrizin e policit dhe i vë zjarrin.
None found
Meksika është përfshirë nga një valë protestash që prej vdekjes Giovanni Lopez, 30 vjeçarit që vdiq disa orë pas arrestimit, prej dhunës së dyshuar të policisë. Vëllai i tij kishte publikuar një video ku tregohej dhuna e ushtruar nga policia gjatë arrestimit të Lopez.
Sipas raportimeve Lopez ishte ndaluar vetëm sepse nuk po mbante maskë në publik, por autoritetet e kanë mohuar. Rrethanat janë ende nën hetim.
Zhvillimi vjen në një kohë kur protestat kundër brutalitetit të policisë po zhvillohen në shumë vende të botës, që kanë përmendur secila viktimat e tyre. Në dhjetra qytete amerikane ato po zhvillohen në emër të George Floyd.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…