Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi u godit nga rryma elektrike në vaskë, teksa policia beson se shkaku ishte celulari i saj që po karikohej. Viktima e identifikuar vetëm si Anna K, kishte rreth një orë që kishte hyrë në vaskë, kur fqinjët raportuan një rrjedhje uji nga tavani.
Njerku i vajzës theu derën e banjës për të hyrë dhe e gjeti 15-vjeçaren të pajetë, raportonin mediat në Moskë. Celulari i saj që po karikohej u gjet në vaskën e mbushur.
Familjarët thanë se një lavatriçe rrobash kishte shkaktuar edhe më parë rrymë elektrike në banjë, dhe në kohën e incidentin ishte duke punuar.
Mjekët në skenën e ngjarjes thanë se vajza kishte vdekur nga shoku elektrik. Nëna dhe gjyshja e vajzës ishin gjithashtu në apartament në kohën e tragjedisë.
Vdekja e Anna vjen në një kohë paralajmërimesh të shumta në Rusi për rrezikun e shokut elektrik nga përdorimi i celularëve në banjë, pas një serie rastesh të ngjashme.
Gjatë viteve të fundit një numër i konsiderueshëm adoleshentësh e të rinjsh kanë humbur jetën nga rryma elektrike. Liliya Novikova, një lojtare e njohur pokeri vdiq vitin e kaluar pas një goditje të rëndë elektrike në banjën e saj. 26-vjeçarja e shkëlqyer në matematikë, ishte vetëm në shtëpi kur vdiq./
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…