Categories: Uncategorized

Përse vala e dytë e COVID-19 mund të mos ekzistojë?

Pandemia e Covid-19 aktualisht po shpaloset më shumë si “një valë e madhe” pa asnjë provë se do të pësojë ndryshime sezonale si gripi dhe koronaviruset e tjera, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetit.

Midis debateve të vazhdueshme mbi atë që përbën një valë të dytë gjatë një pandemie, një fuqizim ose kthimin sezonal i sëmundjes, Margaret Harris, një zëdhënëse e OBSH-së, insistoi që këto diskutime nuk janë të dobishme për të kuptuar përhapjen e sëmundjes.

“Njerëzit ende mendojnë për stinën. Ajo që ne të gjithë kemi nevojë është të kuptojmë se ky një virus i ri dhe ky po sillet ndryshe” tha Harris në një konferencë virtuale në Gjenevë, duke kërkuar rritjen vigjilencës dhe zbatimin e masave për të ngadalësuar transmetimin që duket se është i përshpejtuar nga tubimet masive.

Melissa Hawkins, një profesoreshë e shëndetësisë në Universitetin Amerikan, duke parë situatën e SHBA-së, duke folur për valën e dytë në vendet ku sëmundja thjesht ka përparuar në mënyrë të frikshme.

“SHBA-ja në tërësi nuk po përballet me një valë të dytë sepse vala e parë nuk u ndal kurrë. Virusi thjesht po përhapet në popullata të reja ose po rishfaqet në vendet që ulin vigjilencën shumë shpejt” thotë ajo.

Ndërkohë, Qendra e Universitetit të Oksfordit, e cila ekzaminoi 10 epidemi të sëmundjes së frymëmarrjes nga viti 1889, thekson se teoria e valës së dytë lindi nga gripi spanjoll i viteve 1918-20 “që infektoi 500 milion njerëz në të gjithë botën dhe thuhet se vrau rreth 20 milion deri 50 milion paciente”.

“Valët nënkuptojnë mungesën e qarkullimit viral, është ndoshta një iluzion” shkruanin ekspertët Tom Jefferson dhe Carl Heneghan në fillim të shpërthimit në Mbretërinë e Bashkuar. Virusi ka pak respekt për kufijtë, edhe kur autoritetet janë përpjekur t’i vulosin; mbase i vetmi vend që duket se ka vulosur plotësisht sëmundjen është Zelanda e Re, një komb ishullor që ka zvogëluar pothuajse të gjitha udhëtimet hyrëse.

“Më e rëndësishme sesa fokusimi i rritjeve të rasteve është menaxhimi i shëndetit publik”, thotë Harris, duke paralajmëruar se identifikimi i një valë të dytë të vërtetë mund të ketë nevojë për perspektivën e kohës. “Është e vështirë të përcaktojmë se kur mund të hyjmë në një valë të dytë. Në gripin spanjoll ishte mjaft e dukshme. Por vetëm pas pandemisë. “OBSH po shikon shifrat e të infektuarve që po rriten akoma, si të ishim ende në valën e parë”.

Realiteti është se çështja e valëve të dyta ka qenë një diskutim, për të cilin flitet shumë nga politikanët, përfshirë presidentin Donald Trump dhe Boris Johnson. Termi “valë e dytë” është përdorur për të nënkuptuar një kriza të madhe ndëkombëtare, duke bërë që disa ekspertë ta shmangin atë.

” Vala e dytë nuk është një term që ne mund ta përdorim, pasi virusi nuk është zhdukur, është në popullatën tonë, është përhapur në 188 vende deri më tani. Tani jemi duke parë një rikthim të rasteve në pothuajse të gjitha vendet e prekura” tha Linda Bauld, profesoreshë e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgh.

E shikuar nga një këndvështrim global, siç është ai i OBSH-së, pandemia duket si një shpërthim i vetëm, i madh që po përkeqësohet, me numrin e të prekurve me Covid-19 që është dyshifur në gjashtë javët e fundit.

Për sa i përket përhapjes rajonale dhe madje edhe brenda vendeve të veçanta, situata bëhet më e ndërlikuar.

Ajo që mund të duket si një valë e dytë vjen për faktin se nganjëherë zona të ndryshme të të njëjtit janë në faza të ndryshme të përjetimin e epidemisë, si në SHBA.(The Guardian“)

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago