Categories: Uncategorized

Përplasja Serbi-Mal i Zi, Vuçiç merr vendimin urgjent

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic anuloi sot një vizitë private të planifikuar në Mal të Zi, pasi dy shtetet fqinje së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me një ligj për fetë, të miratuar në Podgoricë, të cilët serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.

Presidenti serb, Vuçic njoftoi se nuk do të shkojë në Mal të Zi javën e ardhshme, ashtu siç kishte planifikuar, për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prezenca e tij do të rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit, raporton Associated Press.

Të lidhura

None found

“Vendosa që mos të shkoj dhe për këtë vendim u pajtua edhe (patriarku serb) Irinej”, tha Vuçiq.

“Ne respektojmë pavarësinë e tyre”, shtoi ai.

Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi në Krishtlindjen Ortodokse që festohet më 7 janar. Zyrtarët në Mal të Zi thanë se vizita e presidentit serb do të rriste më shumë tensionet në këtë vend.

Gjatë një konference për media të mbajtur sot, Vuçiq akuzoi zyrtarët malazezë dhe zyrtarët perëndimorë – ndonëse nuk tregoi se për kë bëhej fjalë – se kishin nisur një “fushatë histerike të gënjeshtrave”, që prej se ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi.

Ai tha se po e anulon vizitën për shkak të “përplasjeve” të mundshme që “do të mund të dëmtonin popullin serb në Mal të Zi”.

Mali i Zi u nda nga Serbia më 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorëve, deklarohen se janë serbë.

Protestuesit serbë kanë thënë se Ligji për fetë, që u miratua muajin e kaluar nga Parlamenti malazez, do të çojë në marrjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe që gjenden në Malin e Zi, por zyrtarët në këtë shtet mohojnë këto pretendime.

Protestuesit serbë kanë kërkuar që ky ligj të anulohet.

Mijëra huliganë kanë djegur flamurin e Malit të Zi dhe kanë sulmuar të enjten ambasadën e Malit të Zi në Beograd.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka shkruar në Twitter të premten se ajo që ka ndodhur në ambasadën në Beograd ka qenë një sulm ndaj pavarësisë së vendit të tij./REL

të fundit

Over 25 thousand vaccinated against seasonal flu in North Macedonia

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77…

10 minutes ago

Rama holds meeting with VLEN co-chairs, Kasami: commitment to strengthening ties with Albania and Kosovo

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Sipas…

11 minutes ago

Ahmeti-Rama meeting: discussions on cooperation between the two countries, European integration and issues of common interest for Albanians

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ahmeti bëri…

11 minutes ago

Kosovo executive commemorates 118th anniversary of the Congress of Manastir

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka…

12 minutes ago

NATO mbledh të hënën Këshillin e Atlantikut të Veriut pas incidentit ajror me tri mjete ruse në Poloni

NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…

12 minutes ago

Ilir Meta from detention 313: Euro fell to 89 lekë, but the 2027 budget was calculated at 96 lekë; the government is deceiving with “10 billion euros

Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi 313 lidhur me kursin e euros dhe buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë…

13 minutes ago