Categories: Uncategorized

Përplasja Serbi-Mal i Zi, Vuçiç merr vendimin urgjent

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic anuloi sot një vizitë private të planifikuar në Mal të Zi, pasi dy shtetet fqinje së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me një ligj për fetë, të miratuar në Podgoricë, të cilët serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.

Presidenti serb, Vuçic njoftoi se nuk do të shkojë në Mal të Zi javën e ardhshme, ashtu siç kishte planifikuar, për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prezenca e tij do të rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit, raporton Associated Press.

“Vendosa që mos të shkoj dhe për këtë vendim u pajtua edhe (patriarku serb) Irinej”, tha Vuçiq.

“Ne respektojmë pavarësinë e tyre”, shtoi ai.

Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi në Krishtlindjen Ortodokse që festohet më 7 janar. Zyrtarët në Mal të Zi thanë se vizita e presidentit serb do të rriste më shumë tensionet në këtë vend.

Gjatë një konference për media të mbajtur sot, Vuçiq akuzoi zyrtarët malazezë dhe zyrtarët perëndimorë – ndonëse nuk tregoi se për kë bëhej fjalë – se kishin nisur një “fushatë histerike të gënjeshtrave”, që prej se ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi.

Ai tha se po e anulon vizitën për shkak të “përplasjeve” të mundshme që “do të mund të dëmtonin popullin serb në Mal të Zi”.

Mali i Zi u nda nga Serbia më 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorëve, deklarohen se janë serbë.

Protestuesit serbë kanë thënë se Ligji për fetë, që u miratua muajin e kaluar nga Parlamenti malazez, do të çojë në marrjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe që gjenden në Malin e Zi, por zyrtarët në këtë shtet mohojnë këto pretendime.

Protestuesit serbë kanë kërkuar që ky ligj të anulohet.

Mijëra huliganë kanë djegur flamurin e Malit të Zi dhe kanë sulmuar të enjten ambasadën e Malit të Zi në Beograd.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka shkruar në Twitter të premten se ajo që ka ndodhur në ambasadën në Beograd ka qenë një sulm ndaj pavarësisë së vendit të tij./REL

të fundit

Publikohet imazhi i parë i Inzaghit si trajner i ri i Al-Hilal pas largimit nga Interi

Simone Inzaghi ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka pozuar me fanellën e Al-Hilal, ndërsa ish-trajneri i Interit përgatitet të…

6 minutes ago

Sylvinho “fiksohet” me Superioren, një tjetër futbollist i bashkohet Kombëtares para Serbisë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë. Kuqezinjtë…

11 minutes ago

Doganierët kroatë, kontrolle në automjetin e një shqiptari të Kosovës, i gjenden 11 kallashnikovë

Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë gjetur 11 pushkë automatike në automjetin e një shqiptari nga Kosova. Mediat bëjnë me dije…

14 minutes ago

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes disa prej ish-banorëve kanë vijuar jashtë shtëpisë, këtë herë në…

19 minutes ago

VIDEO/ Cristiano Ronaldo protagonist në moshën 40-vjeçare, Portugalia përmbys Gjermaninë dhe shkon në finalen e Nations League

Portugalia ka fituar me përmbysje përballë Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme për gjymsëfinalen e Nations League. Sfida e zhvilluar në…

33 minutes ago

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në vend, autoritetet thirrje fermerëve për vigjilencë

Autoritetet veterinare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Sëmundja është identifikuar…

55 minutes ago