Categories: Uncategorized

Parashikimi i frikshëm për SHBA-të: Në dhjetor mund të vdesin 6 mijë persona në ditë

Ndersa aktualisht, rreth njëmijë njerëz vdesin çdo ditë në SHBA-ja nga pandemia globale COVID-19, parashikime te frikshme jane publikuar nga CNN sa i perket muajve ne vazhdim.

Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të rritet deri në gjashtë mijë njerëz në ditë deri në dhjetor, sipas skenarit më të keq, pohon Chris Murray, kryetari i Health Metrics and Evaluation (IHME) në Universitetin e Washingtonit.

Të lidhura

None found

Në një model të ri të publikuar gjatë ditës së djeshme, studiuesit në IHME parashikuan se numri i vdekjeve ditore do të ulet ngadalë në shtator – pastaj do të rritet me fillimin e dhjetorit, transmeton Telegrafi.

Por Murray i tha CNN-it se, “në varësi të asaj që bëjnë liderët tanë”, gjërat mund të përkeqësohen.

“Ne kemi një skenar më të keq dhe kjo është shumë, shumë më shumë vdekje”, tha ai. “Dhe në fakt, deri në dhjetor, nëse nuk bëjmë asgjë, numri i përditshëm i vdekjeve mund të arrij deri në gjashtë mijë në ditë”, shtoi Murray.

Parashikimi i ri IHME parashikon 310 mijë vdekje deri në dhjetor – 15 mijë më shumë sesa parashikimi i mëparshëm. Kjo për shkak se derisa infeksionet me coronavirus po bien në disa zona, niveli i vdekjes po rritet.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka raportuar mbi 5.64 milionë raste me virus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 175 mijë persona.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago