Categories: Uncategorized

Pamje të rënda: Momenti kur policët qëllojnë me 7 plumba afro-amerikanin në sy të 3 djemve të tij (VIDEO)

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen disa policë, që e qëllojnë një afrikano-amerikan shtatë herë, derisa po futej në makinë, në një nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak kohë pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pushuan trazirat për vrasjet e afrikano-amerikanëve nga policët, një tjetër rast ka ndodhur.

Videoja që nxiti trazira të reja, nis me burrin që po ecte drejt makinës së tij dhe tre policë po e përcillnin. Kur ai e hap derën e makinës, polici e qëllon shtatë herë në shpinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kenosha, shteti i Wisconsinit. Një medium lokal i Kenoshas ka raportuar se qytetari u qëllua në sytë e fëmijëve të tij. Një avokat i të drejtave të njeriun ka thënë se tre djemtë e të qëlluarit kanë qenë brenda veturës.

Në raportin policor thuhet se burri afrikano-amerikan është në gjendje të rëndë, ndërsa rastin e kanë cilësuar si “incident të brendshëm”

Policia e Kenoshas ka thënë se “një person është në gjendje të rëndë në spital, pasi u qëllua nga policët të dielën, rreth orës 17:00, kur policia po i përgjigjej një ‘incident të brendshëm’”, shkruan the Guardian.

Nuk janë dhënë detaje nga policia se cfarë i shtyu zyrtarët e saj ta qëllojnë qytetarin. Menjëherë kanë nisur protestat e fqinjëve dhe tubime të qytetarëve të rrugëve përreth ku ka ndodhur rasti. Aty janë dëgjuar thirrjet “pa drejtësi, s’ka paqe”.

The Washington Post raporton se qytetin e Kenoshas është shpallur gjendje e jashtëzakonshme të hënën, për shkak të protestave që po bëhen kundër sjelljes së policisë.

Muaj më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën trazira disa javëshe, për shkak se një polic shkeli në qafë një afrikano-amerikan dhe nuk e lëshonte, edhe përkundër se ai thërriste se nuk mund të merrte frymë. George Floyd vdiq, pas dhunës së policit në Minneapolis të shtetit të Minnesotas.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago