Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mendon se bota ende nuk është përballur me më të keqen e pandemisë së COVID-19. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se bota duhet të veprojë së bashku në një shkallë kombëtare dhe globale për të kapërcyer pandeminë.
Ai përsëriti thirrjet e tij për solidaritet global dhe unitet kombëtar dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, më shumë njerëz do të vdesin.
“Pa këta të dy, na besoni, na pret më e keqja. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus i tillë që shumë njerëz ende nuk e kanë kuptuar. Ky virus ka lloje të reja të shprehive ngjitëse. Është shumë ngjitëse ashtu si gripi. Është një vrasës serioz si SARS dhe MERS. Ka kombinime të rrezikshme”, tha ai.
Ai gjithashtu mohoi pretendimet e SHBA-së që OBSH-ja fshehu informacionet nga vendet anëtare.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Vuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Ditën e sotme, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Ky…
Vetëm për një vit nga 2023 në 2024, popullsia e re në moshën 0-29-vjeç u tkurr me 29 mijë e…
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 83.7 lekë dhe do të shitet me…
Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të nisë në orën 09:00, procesin zyrtar të rinumërimit të 2323…
Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të…
Gennaro Gattuso po përgatitet të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të stolit të Italisë të lënë bosh nga Luciano Spalletti…