Virusi që shkakton Covid-19 mund të bëhet endemik si HIV, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetit, duke paralajmëruar kundër çdo përpjekje për të parashikuar se sa kohë do të vazhdonte të qarkullonte dhe duke bërë thirrje për një “përpjekje masive” për ta luftuar atë.
Eksperti i urgjencave të organizatës, Mike Ryan, tha: Është e rëndësishme të kini parasysh: Ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe ky virus nuk mund të shuhet kurrë.
Unë mendoj se është e rëndësishme që ne jemi realistë dhe nuk mendoj se dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje. Mendoj se nuk ka premtime dhe nuk ka data.
Sidoqoftë, ai tha që bota kishte një kontroll mbi mënyrën sesi do përballet me sëmundjen, megjithëse kjo do të merrte një përpjekje të madhe për gjentjen e një vaksine.
Më shumë se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar, përfshirë disa në provat klinike, por ekspertët kanë nënvizuar vështirësitë e gjetjes së vaksinave që janë efektive kundër koronaviruseve.
Ryan vuri në dukje se vaksinat ekzistojnë për sëmundje të tjera, si fruthi, që nuk është zhdukur.
Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë. Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret dhe pyjet…
Vala e zgjatur e të nxehtit nordik në korrik u përkeqësua shumë nga kriza klimatike dhe tregon se “asnjë vend nuk është…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët…
Në fshatin Koshtan, njësinë administrative Qesarat në Memaliaj zjarri i rënë më herët është mbajtur nën monitorim duke mos lejuar…
Zjarret e ditëve të fundit që gjunjëzuan Shqipërinë duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi, blegtori, banesa e madje dhe 1…
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe…