Shifrat e koronavirusit janë kthyer në shqetësim real për shkak të rritjes së numrit të personave që preken çdo ditë e më shumë, por kishte shpresë se me verën do të largohej ‘dimri pandemik’.
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është optimiste, përkundrazi, paralajmëron për një valë të dytë të koronavirusit që mund të përhapet në vjeshtë. Në këtë rast ajo bën thirrje shteteve të përgatiten për t’i paraprirë kësaj vale të dytë me më shumë testime si dhe programe gjurmimi e izolimi të virusit.
None found
Drejtori i OBSH-së për Europën, Dr Hans Kluge, tha se gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i personave të prekur me Covid-19 është një strategji e mirë për të ndaluar përhapjen duke shtuar se ka gjasa që gjatë vjeshtës të kemi një rritje të madhe të rasteve me koronavirus, në të njëjtën mënyrë si edhe rastet me grip rriten gjatë fundit të vitit.
“Ka shumë gjasa që kur të vijë vjeshta dhe të kemi gjithashtu edhe gripin sezonal, mund të shohim një efekt sezonal edhe te koronavirusi, por ndonëse s’jemi akoma të sigurtë, atëherë pritet të shohim një valë të dytë. Ndaj mësimi është që duhet të implementojmë ato metoda që ne i dimë se funksionojnë. Në thelb të kësaj është gjurmimi i hershëm, izolimi, testimi i të dyshuarve dhe, nëse është e mundur, kurimi i tyre pa paragjykime dhe stigma,” tha më tej Kluge.
Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…
Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…
Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane - tre emrat që kanë fituar Topin e Artë në edicionet e fundit, kanë…
Policia mban ligjërata kundër trafikimit me njerëz në 42 shkolla, përfshihen mbi 1,100 nxënës Policia e Kosovës ka organizuar ligjërata…
Goli i Kristian ShpenditNë javën e 12-të të Serie B në Itali, sulmuesi i Shqipërisë, Kristian Shpendi, nuk ka të…