Një vajzë e re, e cila u infektua me Covid-19 në një klub nate në Itali, është bërë shkak që e gjithë familja e saj të preket nga virusi, raporton “Corriere della Sera”.
Ajo ka ndarë me të gjithë historinë e saj, të cilën e shkruajti në një letër.
“Unë dhe miqtë e mi kishim vendosur të mos shkonim në disko dhe vende të mbyllura për të shmangur infeksionet, por ajo e shtunë ishte ditëlindja e mikut tim më të dashur, si nuk mund të festonim deri vonë? Menduam se asgjë nuk do të ndodhte për një natë. Ishte fillimi i filmit horror që po përjetoj. Javën tjetër fillova me simptoma si ftohja dhe kolla dhe mendova se ishte për shkak të ajrit të kondicionuar,”– ka shkruar ajo, teksa ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve në Sardenja.
Fatkeqësisht, përveç saj, edhe pjesëtarët e tjerë të familjes u infektuan me koronavirus.
“Unë shkova te mjeku dhe ai më tha që nuk kisha simptoma të Covid. Kështu që vazhdova jetën time normale, shkova në një restorant me babin, luajta letra me gjyshërit e mi dhe kemi parë TV të gjithë së bashku në divan. Javën tjetër ata njoftuan se kishte qenë një person pozitiv tek klubi ku unë shkova,”- rrëfeu ajo.
Pas asaj nate, jeta e të gjithë familjes ndryshoi.
“Rezultati i testit tim: pozitiv. Të gjithë anëtarët e familjes sime u testuan. Vetëm mami ishte negative. Gjyshërit pozitiv, kushëriri im 12 vjeç dhe babi po ashtu. Gjyshi përfundoi në spital dhe tani po shërohet. Unë, kushëriri dhe gjyshja ime nuk patëm asnjë problem dhe pas katër javësh të mbyllur në shtëpi testuam negativë. Por babai jo”.
Babai i saj tashmë është në gjendje kritike për jetën.
“Ai është nën kujdes intensiv prej dy javësh, i intubuar. Ai po lufton me të gjitha fuqitë e tij dhe unë nuk mund ta shoh, nuk mund ta ndihmoj, nuk mund ta kthej gjithçka pas. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ja fal vetes”.
“Vazhdimisht mendoj për lumturinë e asaj mbrëmjeje, për pasojën e saj të tmerrshme, dhe lutem që babi ta kalojë edhe këtë. Mendova se vera e vitit 2020 thjesht do të ishte e mërzitshme, përkundrazi, ajo u bë më e keqja e jetës sime. Shpresoj të paktën që historia ime të jetë e dobishme për bashkëmoshatarët e mi,”– kanë qenë fjalët me të cilat ajo ka mbyllur letrën.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…