Një kompani e vogël bioteknike në Pensilvani po planifikon të fillojë injektimin e vullnetarëve të shëndetshëm me një vaksinë për luftmin e koronavirusit, pasi të marrë leje për të filluar testimin klinik.
Studiuesit planifikojnë të vaksinojnëë pacientin e parë të hënën. Vaksina eksperimentale u zhvillua nga Inovio Pharmaceuticals, dhe përpjekja ka marrë fonde nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhe Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike.
Kandidati i Inovio, i quajtur INO-4800, është vaksina e dytë e mundshme ndaj koronavirus.
Anthony Fauci, udhëheqësi i Institutit Kombëtar të Shëndetit, në njësinë e sëmundjeve infektive, ka thënë vazhdimisht se do të duhet të paktën një vit për të ditur nëse ndonjë vaksinë është e sigurt dhe efektive kundër virusit, shkruan albeu, transmeton businessinsider.
Për studimin e vaksinave të Inovio-s, kompania po regjistron deri në 40 pjesëmarrës të shëndetshëm të rritur në Filadelfia, në shkollën mjekësore të Universitetit të Pensilvania dhe në Kansas City, Misuri, në Qendrën për Kërkime Farmaceutike.
Cdo vullnetar do të marrë dy doza të vaksinës, për katër javë. Inovio tha se pre rezultate deri në fund të verës. Nëse këto rezultate janë pozitive, kompania do të fillojë një studim tjetër të përqendruar në vlerësimin e efikasitetit të vaksinës kundër virusit.
Duke pasur parasysh kërkesën e paparë globale, çdo vaksinë që vërteton të jetë e sigurt dhe efektive do të përballet me një sfidë të madhe në prodhim.
Inovio tha se ishte duke rritur aftësitë e saj të prodhimit dhe synonte të kishte 1 milion doza në dispozicion deri në fund të vitit 2020, të cilat mund të përdoren në prova klinike shtesë ose për raste urgjente./albeu.com
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…