Categories: Uncategorized

Në Zvicër jetojnë mbi 2 milionë të huaj: Sa prej tyre janë shqiptarë?

Në fund të vitit 2019 në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova.
Në vitin 2019, emigracioni në Zvicër ka qenë pa ndonjë ndryshim të theksuar në krahasim me vitin 2018 (+ 0.3%). Me 5,000 veta, edhe bilanci i migracionit ka qenë gjithashtu afërsisht në nivelin e një viti më parë (+ 0,5%).

Imigracioni i shtetasve të BE / EFTA është rritur për 1.3 për qind, ndërsa ai i shtetasve të vendeve të treta është ulur për 1.8 për qind. Në fund të dhjetorit 2019, në Zvicër jetonin 2 milionë e 111 412 të huaj, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Statistikë (BFS).Në vitin 2019, në Zvicër kishin migruar 140 554 persona, 467 persona më shumë se në një vit më parë (+ 0.3%).

Të lidhura

None found

Prej tyre, 97 556 njerëz (+1264) kanë emigruar nga shtetet e BE-së ose EFTA-s, ndërsa 42 998 persona (-797) nga vendet e treta, shrkuan albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, 79 973 shtetas të huaj janë larguar nga Zvicra. Si rezultat, emigracioni është ulur për 1 për qind në krahasim me një vit më parë.

Bilanci i migrimit të popullatës së përhershme të huaj ka qenë 55,017 njerëz. Kjo korrespondon me një rritje prej gjithsej 254 personash (+ 0.5%) në krahasim me fundin e dhjetorit të vitit 2018. Bilanci i migracionit sa u përket vendeve anëtare të BE-së dhe EFTA-s ishte 31.965 njerëz (+1085; + 3.5%). Kjo rritje është shënuar kryesisht për shkak të lejeve për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria, shkruan albinfo. duke iu rerefruar komunikatës së përmendur.

Shtetasit e këtyre dy vendeve të BE-së kanë gëzuar lirinë e plotë të lëvizjes vetëm duke filluar nga 1 qershori i vitit 2019. Ndërkohë, bilanci i migracionit për shtetasit e vendeve të treta ka rënë për 3.5 për qind.

Arsye kryesore e emigracionit, si për qëndrimet e shkurtra ashtu dhe për ato afatgjata, mbetet punësimi në Zvicër. Rreth 78 për qind e të huajve kanë emigruar në Zvicër nga BE / EFTA për të punuar: 23 për qind në sektorin e këshillimit dhe teknologjisë së informacionit, 22 për qind në degën e hotelerisë e turizmit dhe 15 për qind në sektorin industrial dhe ndërtim. Numri i punëtorëve të huaj është rritur për 1.9 për qind krahasuar me fundin e vitit 2018.

Në vitin 2019, ribashkimi familjar zinte 29 për qind të rasteve të imigracionit për qëndrime afatgjata, shkruan albinfo.ch. Në Zvicër, për qëllim bashkimi të familjes, kanë migruar 40.197 të huaj, 20 për qind e të cilëve ishin familjarë të një shtetasi zviceran.

Në fund të dhjetorit 2019, në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova. Një vit më parë, numri i shtetasve të Kosovës në Zvicër kishte qenë 113 mijë e 482 ose 5.4 për qind e numrit të huajve, shkruan albinfo.ch. Po këtë përqindje, (5.4%) sipas Zyrës Federale për Statistikë kosovarët e arrijnë edhe në fund të vitit 2019. Rritja e numrit të shtetasve të Kosovës gjatë një viti rezulton të ketë qenë për gjithsej rreth 300 veta.

Statistika e përmendur thotë se në fund të vitit 2019 në Zvicër jetonin mbi 67 mijë shtetas të Maqedonisë, që përbënin 3.2 % të të gjithë të huajve. Siç dihet, shumica e madhe e tyre janë me etni shqiptare. Por, ashtu si dhe në rastin e shtetasve të Kosovës, statistikat zyrtare të Zvicrës nuk i referohen etnisë por përkatësisë shtetërore.

të fundit

Pse duhet ta aktivizoni kondicionerin e automjetit edhe në vjeshtë e dimër?

Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t'i…

1 minute ago

MINTI nis fushatën “Dhuro Made in Kosova” për promovimin e produkteve vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

4 minutes ago

Lara Kolturi bën histori për Shqipërinë: 20-vjeçarja fiton garën e Kupës së Botës në ski

Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…

13 minutes ago

Inteligjenca artificiale do të shuajë shumë profesione – çfarë duhet të studiojnë brezat e rinj?

AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...

17 minutes ago

Malisheva përmbys Dukagjinin dhe rikthehet te fitorja

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…

19 minutes ago

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Policia krijon kordon sigurie, nuk lejon bllokimin e rrugës

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

22 minutes ago