Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike me shijen e mentes dhe bimëve, pas shqetësimeve që ka ngjallur përdorimi tyre nga adoleshentët.
Vendimi është shqyrtuar për më shumë se një vit. Koreja e Jugut, India dhe Brazili janë në mesin e dhjetëra vendeve të cilat e kanë ndaluar tashmë përdorimin e cigareve elektronike.
None found
Sekretari për Shërbimet Shëndetësore, Alex Azar thotë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump i është përgjigjur shqetësimeve për rritje të varësisë ndaj produktit të ri.
“Duke kthyer në prioritet marrjen e masave ndaj produkteve që përdoren shumë nga fëmijët, veprimet tona synojnë të shënojnë një ekuilibër të shëndetit publik”, është shprehur ai.
Rregullatorët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara thonë se 55 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,500 të tjerë janë shtruar në spital si pasojë e problemeve të lidhura me cigaret elektronike.
Trump pat thënë shtatorin e vitit të kaluar se SHBA-ja do të ndalojë të gjithë llojet e cigareve elektronike përveç asaj tradicionale, por administrata e tij më vonë u tërhoq për shkak të presioneve të industrisë së duhanit.
Së fundi, autoritetet amerikane vendosën ta rrisnin në 21 vjeç moshën e blerjes së cigareve, e në këtë rregull, përfshihen edhe ato elektronike.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…