Foshnja lindi parakohe dhe mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë për të jetuar, dhe ishin thuajse të bindur se do të vdiste.
Mirëpo, përqafimi i vëllait të tij binjak bëri mrekullinë, dhe ai pësoi një përmirësim dramatik.
None found
Nëna Hannah Zimunya beson se djali i saj Dylan shpëtoi jetën e vëllait Deiniol thjesht duke i dhënë atij një përkëdhelje pasi binjakët u ribashkuan në spital.
Djemtë, nga Wrexham, Angli kishin lindur 15 javë më herët, por pak pasi u futën në inkubator, gjendja e Deiniol u përkeqësua, ndërsa Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme.
Dylan u përmirësua dhe u transferua në Ërexham, por Deiniol u përkeqësua.
Hannah, nëna e djemve, 28-vjeçare tha se e gjithë kjo përvojë ishte e tmerrshme dhe se askush nuk e kishte parashikuar lindjen kaq herët.
Dylan peshonte 900 gr ndërsa Deiniol ishte edhe më i vogël me vetëm 700 gr.
“Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”, tha nëna.
Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…
Kevin De Bruyne mund të rikthehet në Ligën Premier vetëm një vit pasi u largua nga Manchester City, pasi interesimi…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka bërë të…
Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…
Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…
Kupa e ShqipërisëSot do të luhen dy ndeshjet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërië [...]Read More...