Foshnja lindi parakohe dhe mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë për të jetuar, dhe ishin thuajse të bindur se do të vdiste.
Mirëpo, përqafimi i vëllait të tij binjak bëri mrekullinë, dhe ai pësoi një përmirësim dramatik.
Nëna Hannah Zimunya beson se djali i saj Dylan shpëtoi jetën e vëllait Deiniol thjesht duke i dhënë atij një përkëdhelje pasi binjakët u ribashkuan në spital.
Djemtë, nga Wrexham, Angli kishin lindur 15 javë më herët, por pak pasi u futën në inkubator, gjendja e Deiniol u përkeqësua, ndërsa Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme.
Dylan u përmirësua dhe u transferua në Ërexham, por Deiniol u përkeqësua.
Hannah, nëna e djemve, 28-vjeçare tha se e gjithë kjo përvojë ishte e tmerrshme dhe se askush nuk e kishte parashikuar lindjen kaq herët.
Dylan peshonte 900 gr ndërsa Deiniol ishte edhe më i vogël me vetëm 700 gr.
“Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”, tha nëna.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…